Sveçla konfirmon gjetjen e trupit të pajetë të serbes në lumin Ibër

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njofton se sot është gjetur trupi i pajetë i qytetares J.Petroviq, 49-vjeçare, e cila dyshohet se kishte rënë para dy ditësh në lumin Ibër. Me anë të një postimi në Facebook ai shkruan se për këtë u angazhuan Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, zhytësit e klubit […]

Korrik 7, 2023 - 23:53
 0  44
Sveçla konfirmon gjetjen e trupit të pajetë të serbes në lumin Ibër

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njofton se sot është gjetur trupi i pajetë i qytetares J.Petroviq, 49-vjeçare, e cila dyshohet se kishte rënë para dy ditësh në lumin Ibër.

Me anë të një postimi në Facebook ai shkruan se për këtë u angazhuan Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, zhytësit e klubit “Trepça”, Policia e Kosovës, Agjencia e Menaxhimit Emergjent dhe banorët e fshatit Zhitkovc të Komunës së Zveçanit, të cilët i falënderoi për bashkëpunimin e kontributin e pandalshëm të tyre në gjetjen e të zhdukurës.

Sveçla i shprehu ngushëllime familjes Petroviq dhe bëri të ditur se institucionet tona do të vazhdojnë me procedurat e mëtutjeshme të këtij rasti.