Në Maqedoninë e Veriut u shpallën fituesit e Çmimit Shtetëror “22 Nëntori”

Çmimi Shtetëror “22 Nëntori” në Maqedoninë e Veriut për vitin 2023 do t’i jepet  hulumtuesit dhe shkencëtarit Agim Vinca dhe shkrimtarit Amet Selmanit, raporton Portalb.mk. “Shpërblimi do t’u jepet fituesve më 22 nëntor të vitit 2023 në ora 12:00, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, njoftoi Ministria. Komisioni për ndarjen e Çmimit Shtetëror […]

Nëntor 20, 2023 - 19:10
 0  319
Në Maqedoninë e Veriut u shpallën fituesit e Çmimit Shtetëror “22 Nëntori”
kuvendi

Çmimi Shtetëror “22 Nëntori” në Maqedoninë e Veriut për vitin 2023 do t’i jepet  hulumtuesit dhe shkencëtarit Agim Vinca dhe shkrimtarit Amet Selmanit, raporton Portalb.mk.

“Shpërblimi do t’u jepet fituesve më 22 nëntor të vitit 2023 në ora 12:00, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, njoftoi Ministria.

Komisioni për ndarjen e Çmimit Shtetëror “22 Nëntori” udhëhiqet nga Reshat Ameti. Ky Komision vlerësoi që dy personalitetet kanë dhënë kontribut në fushën e jetës politike, kulturore dhe shoqërore në Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke përmirësuar bashkëjetesën e pjesëtarëve të komuniteteve, kulturave dhe feve të ndryshme.