Dhurata e parë për Conceicaon, Milan pritet të transferojë yllin 90 milionësh
Drejtuesit e Milanit kanë gati dhuratën e parë për Sergio Conceicaon. Milani nuk humb kohë: efekti Conceicao do të jetë i menjëhershëm në merkato dhe synon dy super goditje për vijën e sulmit. Me Sergio Conceicao gjërat ndryshojnë, si për sa i përket qendrës në projektin e disa lojtarëve si Theo dhe Leao, të cilët […]
Drejtuesit e Milanit kanë gati dhuratën e parë për Sergio Conceicaon.
Milani nuk humb kohë: efekti Conceicao do të jetë i menjëhershëm në merkato dhe synon dy super goditje për vijën e sulmit.
Me Sergio Conceicao gjërat ndryshojnë, si për sa i përket qendrës në projektin e disa lojtarëve si Theo dhe Leao, të cilët do të jenë protagonistët kryesorë të ekipit të Conceicao-s, ashtu edhe për merkaton e Milanit.
Një nga repartet që klubi ka ndërmend të rregullojë është ai sulmues. Në listën e dëshirave të kuqezinjve figuron Randal Kolo Muani.
Sulmuesi francez është në margjinat e PSG, me Luis Enrique që e ka aktivizuar vetëm në 14 ndeshje mes kampionatit dhe Ligës së Kampionëve, ku lojtari ka shënuar vetëm 2 gola dhe ka dhënë një asist.
Sipas asaj që raporton Calciomercato, klubi kuqezi ka kërkuar informacion për një huazim falas të sulmuesit të lindur më 1998 për gjashtë muajt e ardhshëm.
Rosonerët do të paguajnë 4 milionë euro për pagën e francezit deri në muajin qershor.