Digjet vetura e Dragan Mitkovskit, bashkëpunëtorit të Arsovskës

Është djegur vetura e Dragan Mitkovskit, bashkëpunëtorit të kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, përcjell TV21. Mitkovski ishte bartës i listës së partisë Alternativa e Re në zgjedhjet e fundit. Nga MPB konfirmojnë se vetura ishte në pronësi të zyrës së kontabilitetit “MM”, udhëheqës i së cilës është Mitkovski. “Më datë 09.08.2024 në ora […]

gusht 9, 2024 - 17:00
 0  4
Digjet vetura e Dragan Mitkovskit, bashkëpunëtorit të Arsovskës

Është djegur vetura e Dragan Mitkovskit, bashkëpunëtorit të kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, përcjell TV21. Mitkovski ishte bartës i listës së partisë Alternativa e Re në zgjedhjet e fundit. Nga MPB konfirmojnë se vetura ishte në pronësi të zyrës së kontabilitetit “MM”, udhëheqës i së cilës është Mitkovski.

“Më datë 09.08.2024 në ora 03:05 minuta, nga Brigada për Mbrojtje nga Zjarri – Shkup në SPB-Shkup është raportuar se në territorin e Gjorqe Petrovit në Shkup është djegur automjeti i pasagjerëve “Mercedes A Class” me targa të Shkupit, në pronësi të personit juridik nga Shkupi. Nga zjarri janë përfshirë edhe automjetet e pasagjerëve “Hyundai” dhe “Suzuki Swift”, në pjesën e parakolpëve dhe pasqyrës së pasme”, thonë nga MPB.