Digjitalizimi në kolaps në RMV: 13 milionë euro u investuan në shërbime elektronike ndërsa qytetarët kërkuan vetëm 64 mijë shërbime
Gjithsej 140 ligje, së bashku me Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative, ende nuk janë në përputhje me paketën e ligjeve të digjitalizimit, thuhet në raportin e Enti Shtetëror për Revizionit (EShR) me temën “Efektiviteti i portalit kombëtar për e- shërbime”, me synimin për t’i dhënë përgjigje pyetjes, digjitalizimi i shërbimeve a do tu ofrojë […]
Gjithsej 140 ligje, së bashku me Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative, ende nuk janë në përputhje me paketën e ligjeve të digjitalizimit, thuhet në raportin e Enti Shtetëror për Revizionit (EShR) me temën “Efektiviteti i portalit kombëtar për e- shërbime”, me synimin për t’i dhënë përgjigje pyetjes, digjitalizimi i shërbimeve a do tu ofrojë qytetarëve shërbime më efikase, më të plota, cilësore dhe elektronike me çmime më të ulëta, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.
Në raport thuhet se procesi i digjitalizimit të shërbimeve është i ngadalshëm, dhe përdorimi i portalit kombëtar për shërbimet elektronike nga qytetarët është në nivel të ulët.
Pra, në sistemet e portalit kombëtar për shërbime elektronike janë investuar 829.167.000 denarë, përkatësisht mbi 13 milionë euro nga buxheti dhe nga projektet IPA. Në portal janë regjistruar 112.657 përdorues që kanë kërkuar 64.700 shërbime elektronike. Nga kjo del se çmimi i një shërbimi të kryer përmes këtij portali është 12.815 denarë.
“Revizioni ka konstatuar se nuk është vendosur monitorim i mjaftueshëm në fushën e harmonizimit të legjislacionit amë me legjislacionin ligjor për digjitalizimin, i cili paraqet barrierë administrative për qytetarët”, thuhet në raportin e EShR.
Pra, nga viti 2020 e tutje, më pak se 65.000 shërbime elektronike janë zbatuar përmes portalit kombëtar për shërbimet elektronike, nga rreth 110,000 qytetarë të regjistruar. Sipas revizorëve mungon promovimi dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve dhe komunitetit të biznesit nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës për digjitalizimin e proceseve në institucione dhe shërbimet elektronike që ofrohen përmes portalit kombëtar.
“Me futjen e shërbimeve elektronike zvogëlohet ndikimi i zyrtarëve administrativë në procedura dhe shtohet përdorimi i mjeteve materiale dhe teknike për lëshimin e dokumenteve elektronike. Por, për formularin digjital të certifikatës, ekstraktit apo konfirmimit të lëshuar, paguhet 50 denarë, edhe pse këto formularë nuk janë në formë fizike”, përfundojnë revizorët.
Më tej, theksohet se ka mungesë të stafit të kualifikuar në TI për të mbështetur shërbimet elektronike të ofruara nga institucionet. Në vend janë krijuar pesë qendra “Një pikë për shërbime”, ku qytetarët pa aftësi digjitale dhe personat me aftësi të veçanta mund të marrin shërbime dhe informacione nga burime të ndryshme në një vend. Shfrytëzimi i këtyre qendrave në dy vitet e fundit ka qenë jo i kënaqshëm.
Sipas raportit, në Ohër 0,9 persona (pothuajse një person) kanë ardhur për të kërkuar shërbim në muaj, në Tetovë 7,57; në Manastir 62 persona në muaj, kurse në Kumanovë 146 qytetarë në muaj, gjegjësisht secili i punësuar në qendra ka shërbyer nga 0,2 deri në 24,33 qytetarë në muaj.
Në raportin e Komisionit Evropian për Indeksin e qeverisjes elektronike, për vitin 2021 dhe 2022, Republika e Maqedonisë së Veriut ishte në vendin e fundit, ndërsa në digjitalizimin e shërbimeve publike në Evropë, pozicionohet në vendin e parafundit.