Deputetët në njësinë e dytë zgjedhore peshojnë mbi 2 milionë euro, Bytyqi më i pasuri, Gashi ka paraqitur pronë më të vogël (Infografik)

Në hulumtimin e Qendrës për Gazetari Hulumtuese “SKUP – Makedonia” për gjendjen pronësore të deputetëve të zgjedhur nga Njësia e dytë zgjedhore, analizohen listat anketuese të 15 përfaqësuesve të qytetarëve, të cilët mbi baza të ndryshme kanë dorëzuar të dhëna për gjendjen e tyre pronësore në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), transmeton Portalb.mk. […]

qershor 4, 2024 - 21:01
 0  4
Deputetët në njësinë e dytë zgjedhore peshojnë mbi 2 milionë euro, Bytyqi më i pasuri, Gashi ka paraqitur pronë më të vogël (Infografik)
Deputetët e zonës së dytë në RMV. Ilustrim: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Në hulumtimin e Qendrës për Gazetari Hulumtuese “SKUP – Makedonia” për gjendjen pronësore të deputetëve të zgjedhur nga Njësia e dytë zgjedhore, analizohen listat anketuese të 15 përfaqësuesve të qytetarëve, të cilët mbi baza të ndryshme kanë dorëzuar të dhëna për gjendjen e tyre pronësore në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), transmeton Portalb.mk.

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së në Njësinë e dytë zgjedhore përbëhet nga tetë deputetë, dy ulëse në Kuvend janë të rezervuara për deputetët e LSDM-së dhe koalicionit, katër për Frontin Evropian të BDI-së, tre për koalicionin ”VLEN”Lëvizja ZNAM Për Maqedoninë tonë një Njësinë e dytë zgjedhore firoi dy mandate dhe një deputet i partisë E Majta.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit në Njësinë e dytë zgjedhore vlejnë mbi gjysmë milioni euro

Koalicioni i VMRO-DPMNE-së një Njësinë e dytë zgjedhore në zgjedhje fitoi tetë mandate parlamentare. Prej tyre, sipas hulumtimit tonë, nënkryetari i partisë dhe tani deputet, Vllado Misajllovski ka paraqitur pasuri më të madhe, pronë me vlerë prej 224.390 mijë euro. Menjëherë pas tij vjen deputeti Zoran Kocevski i cili “rëndon” një mijë euro më pak, gjegjësisht 223.300 euro. Brane Petrushevski ka paraqitur pronë në vlerë prej 88.755 euro, pas tij vjen deputetja Zhaklina Peshevska me pronë me vlerë prej 18.763 euro dhe Bojan Stojanoski me 14.765 mijë euro modeste.

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Serbëve në Maqedoni partner i koalicionit të VMRO-DPMNE-sëIvan Stoillkoviq ka dorëzuar fletë anketuese pranë KSHPK-së, por për asnjë nga pronat e listuara nuk ka shënuar të dhëna për vlerën e tyre.

Deputetët Boban Nikollovski dhe Karolina Naskovska nuk gjenden në regjistrin online të KSHPK-së.

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së në Njësinë e dytë zgjedhore sipas të dhënave që janë në dispozicion “rëndon“ 569.973 mijë euro.

Dy deputetët e LSDM-së në Njësinë e dytë zgjedhore “rëndojnë“ pothuajse një milion

Dy deputetët e LSDM-së dhe koalicionit një Njësinë e dytë zgjedhore bashkë rëndojnë pothuajse një milion euro, gjegjësisht 473.945 euro.

Më i pasur është nënkryetari në largim i LSDM-së Fatmir Bytyqi me pronë të paraqitur me vlerë prej 400.980 mijë euro. Ministri i deritanishëm i punëve të brendshme, Oliver Spasovski ka paraqitur pronë në vlerë prej 72.965 euro.

Fronti Evropian i BDI-së dhe koalicioni “VLEN” rëndojnë 993.084 mijë euro.

Deputetët e frontit politik shqiptar, Fronti Evropian i BDI-së dhe koalicioni i gjerë ”VLEN” kanë paraqitur pronë në vlerë prej 993.084 mijë euro.

Koalicioni dhe integristët e BDI-së në Njësinë e dytë zgjedhore fituan katër deputetë, në mesin e të cilëve më i pasur është deputeti Еlmi Aziri me pronë me vlerë prej 299.639 mijë euro. Menjëherë pas tij është deputeti, Sadulla Duraku i cili “rëndon“ 203.066 euro. Deputetja Dijana Toska ka paraqitur pronë në vlerë prej 167.798 euro, ndërsa listë anketuese më të varfër” ka dorëzuar deputeti Skender Rexhepi i cili ka paraqitur pronë në vlerë prej 82.000 euro. Vlera e përgjithshme e katër deputetëve të Frontit Evropian është 752.503 euro.

“VLEN” vlejnë 240.581 mijë euro

Nga tre deputetët e zgjedhur në Njësinë e dytë zgjedhore nga koalicioni ”VLEN” në regjistrin online të KSHPK-së ka të dhëna vetëm për dy prej tyre. Më e pasur është deputetja Merita Kollçi – Koxhaxhiku me pronë me vlerë prej 230.600 mijë euro, ndërsa lideri i Alternativa-s dhe deputet Afrim Gashi ka paraqitur 9981 euro modeste. Deputeti Rijad Shaqiri nuk ka dorëzuar listë anketuese parnë KSHPK –së. Bashkë rëndojnë 240.581 euro.

Daniell Stojçevski nga Lëvizje ZNAM vlen 138.699 euro

Deputeti i ri nga Lëvizja ZNAM Për Maqedoninë tonëDaniell Stojçevski ka paraqitur pronë në vlerë prej 138.699 mijë euro. Kolegia e tij, Daniella Belimova nuk ka dorëzuar listë anketuese pranë KSHPK-së, ndoshta sepse deri më tani nuk ka qenë në funksion.

Amar Mecinoviq nga partia E Majta si i vetmi deputet i partisë së Аpasievit në Njësinë e dytë zgjedhore nuk gjendet në regjistrin e KSHPK-së dhe ai, si deputet i porsazgjedhur, do duhet të dorëzojë listë anketuese.

Në hulumtimin tonë përfshimë 15 deputetë nga pesë parti politike të cilat kanë fituar mandate në Njësinë e dytë zgjedhore dhe bashkë vlejnë 2.175.701 mijë euro. Më të pasur janë deputetët nga Fronti Evropian i BDI-së me prona në vlerë prej 752.503 euro, pas tyre vijnë deputetët e VMRO-DPMNE-së me 569.973, LSDM-së me 473.945 euro, “VLEN”-it me 240.581 euro dhe i vetmi deputet i Lëvizjes ZNAM me 138.699 euro.

Pronë më të madhe nga deputetët ka paraqitur Fatmir Bytyqi nga LSDM-ja prej 400.980 euro, ndërsa deputeti “më i varfër“ nga Njësia e dytë zgjedhore është Afrim Gashi nga Alternativa me pronë me vlerë prej 9981 euro.

Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk