Ministri Nikollovski i ka dërguar letër BE-së, pasi Bullgaria nuk dëshiron të ndërtojë hekurudhën

Ministri i Transportit Nikollovski e raportoi Bullgarinë te institucionet dhe bankat evropiane pasi qeveria e atjeshme vendosi të devijojë paratë për lidhjen hekurudhore me Maqedoninë. Ai i ka dërguar një letër delegacionit evropian, por edhe Bankës Evropiane të Investimeve dhe BERZH-it, me të cilat është lidhur një marrëveshje kredie mbi 300 milionë euro për lidhje […]

Mars 14, 2025 - 21:00
 0  5
Ministri Nikollovski i ka dërguar letër BE-së, pasi Bullgaria nuk dëshiron të ndërtojë hekurudhën
Aleksandar Nikollovski, kundërspin, foto: Qeveria e RMV-së

Ministri i Transportit Nikollovski e raportoi Bullgarinë te institucionet dhe bankat evropiane pasi qeveria e atjeshme vendosi të devijojë paratë për lidhjen hekurudhore me Maqedoninë. Ai i ka dërguar një letër delegacionit evropian, por edhe Bankës Evropiane të Investimeve dhe BERZH-it, me të cilat është lidhur një marrëveshje kredie mbi 300 milionë euro për lidhje me fqinjin lindor, transmeton Portalb.mk.

“I dërgova letër delegacionit evropian dhe Komunitetit të Transportit, BERZH-it dhe BEI-t se Maqedonia ka nënshkruar marrëveshje kredie dhe duhet të paguaj nëse nuk i shfrytëzon këto 350 milionë euro nga marrëveshja e huasë dhe nuk do të përdoren jo për shkak të nesh, por për shkak të një shteti tjetër dhe i kemi informuar për këtë çështje”, tha ministri i Transportit, Nikollovski.

Edhe pse Sofja mori një vendim të tillë, shteti do të vazhdojë të ndërtojë. Është duke u zhvilluar faza e dytë nga Beljakovca në Kriva Pallankë. Por, për realizimin e fazës së tretë, duhet të arrihet marrëveshje me fqinjin lindor, me të cilin, thotë ai janë në kontakt edhe për çështje të tjera, përveç këtij projekti. Nikollovski e sheh vendimin e Bullgarisë si një mesazh politik.

“Mendoj se po dërgojnë qartë një mesazh politik për përkushtimin e tyre, gjegjësisht mosangazhimin për ndërtimin e korridorit hekurudhor 8 dhe gjithë propagandën që është bërë 7 muaj kundër qeverisë, kundër kryeministrit Mickoski dhe kundër meje, se kemi diçka kundër Bullgarisë”, shton Nikollovski.

Shumë shpejt pas formimit të Qeverisë së re vitin e kaluar, Mickoski tha se nuk ka ndërmend të investojë në një hekurudhë që përfundon në qorrsokak, gjysmë tunel dhe pa të ardhme dhe se paratë duhet të ripërdoren. Më pas ministrja e Financave Koçoska dhe opinioni ekspert deklaruan se kjo nuk mund të ndodhë.

Në mes të negociatave të intensifikuara ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për ndërtimin dhe modernizimin e hekurudhës nga Korridori 8 nga pala maqedonase dhe bullgare, qeveria në Bullgari mori vendim për shtyrjen e modernizimit të seksioneve Sofje-Pernik dhe Pernik-Radomir, të cilat janë pjesë e këtij korridori.

Ndryshe, modernizimi, gjegjësisht rindërtimi i një pjese të hekurudhës bullgare në kuadër të Korridorit 8 ishte pjesë e bisedimeve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë me qëllim të arritjes së marrëveshjes për intensifikimin e punimeve për lidhjen hekurudhore Shkup-Sofje. Kështu deklaroi ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski në shkurt të këtij viti, i cili shtoi se krahas kësaj pike, kolegët bullgarë kanë biseduar edhe për ndërtimin e tunelit të përbashkët që duhet të lidhë dy vendet, si dhe për obligimin që duhet të marrë Sofja për ndërtimin e hekurudhës nga Gjuesheva deri në kufirin me shtetin, gjatësia e së cilës do të jetë rreth katër kilometra.

Në Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë nga viti 2017, u angazhua që deri në vitin 2027 të ndërtohet linja hekurudhore Shkup-Sofje.