Djali i Shkurte Fejzës zbulon momentin emocionues teksa ia dha nënës lajmin se po bëhet gjyshe
Arbër Behluli, djali i artistes Shkurte Fejza ka dhënë intervistën e tij të parë në media ku ka folur më shumë rreth jetës së tij, profilit, angazhimeve dhe vendimit për t’u futur në politikë. Teksa foli për shkollimin e tij dhe angazhimet larg syrit të publikut, Arbëri zbuloi se po pret që të bëhet baba, […]
Arbër Behluli, djali i artistes Shkurte Fejza ka dhënë intervistën e tij të parë në media ku ka folur më shumë rreth jetës së tij, profilit, angazhimeve dhe vendimit për t’u futur në politikë.
Teksa foli për shkollimin e tij dhe angazhimet larg syrit të publikut, Arbëri zbuloi se po pret që të bëhet baba, pasi bashkëshortja e tij Erza është në pritje të ëmbël.
Arbëri ka treguar se teksa e kuptuan që do të bëhen së shpejti prindër, ishte njëri nga momentet më të bukura në jetë, dhe ardhjen e fëmijës po e presin me pa durim e gjithë familja.