Do të pranohen 300 ushtarë profesionistë, Mickoski ftoi të rinjtë që duan të kyçen në sistemin e mbrojtjes të aplikojnë
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në lidhje me atë a janë të planifikuara punësime të reja të ushtarëve profesionistë në ARM, tha se pritet të publikohet konkurs për pranimin e 300 ushtarëve profesionistë, transmeton Portalb.mk. “Absolutisht po. Është planifikuar të publikohet një konkurs për pranimin e […]


Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në lidhje me atë a janë të planifikuara punësime të reja të ushtarëve profesionistë në ARM, tha se pritet të publikohet konkurs për pranimin e 300 ushtarëve profesionistë, transmeton Portalb.mk.
“Absolutisht po. Është planifikuar të publikohet një konkurs për pranimin e 300 ushtarëve profesionistë dhe shfrytëzoj këtë rast, faleminderit për pyetjen, t’u bëj thirrje të gjithë atyre të rinjve që duan të kyçen në sistemin e mbrojtjes dhe sigurisë së shtetit, të kyçen dhe janë të mirëseardhur. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve, të gjithë qytetarëve pa dallim përkatësie etnie, të gjithëve që duan të kyçen në sistemin e sigurisë. Dhe këtu nuk ka përqindje, kushdo që do t’i plotësojë kushtet do të pranohet. Të gjithë, fjalë për fjalë, të gjithë ata që duan të marrin pjesë në mbrojtjen e atdheut të tyre”, tha Mickoski.
Modernizimin dhe pranimin e 300 ushtarëve të rinj në Armatën e Maqedonisë së Veriute pati paralajmëroi në dhjetor tpë vitit të kaluar, ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski.
“Vitin e ardhshëm do t’i publikojmë të gjitha këto të dhëna, 300 ushtarë të rinj profesional dhe çdokush që dëshiron të jetë pjesë e Armatës, kuptohet do ta shohë shpalljen dhe do të paraqitet. Në këtë mënyrë, e rrisim përfaqësimin në Armatë, por edhe e përmirësojmë gatishmërinë tonë luftarake”, tha Misallovski.
Ndryshe, buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025, është 20.450.820.000 denarë. Krahasuar me buxhetin e miratuar për vitin 2024, i njëjti është rritur për 322.360.000 denarë.
Maqedonia e Veriut ka mbushur mbi 4 vjet që është pjesë e NATO-s. Më 27 Mars 2020,vendi zyrtarisht u bë anëtar i NATO-s.