MPB ngriti kallëzim penal ndaj një zyrtari policor për marrje ryshfeti

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë kallëzim penal kundër zyrtarit policor S.F. për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale të “marrjes së ryshfetit” nga neni 357 i Kodit Penal, transmeton Portalb.mk. “Me datë 15.12.2024 në vendkalimin kufitar Bllacë e Poshtme, i denoncuari S.F., zyrtar policor në stacionin policor të kalimit […]

Mars 5, 2025 - 21:00
 0  9
MPB ngriti kallëzim penal ndaj një zyrtari policor për marrje ryshfeti
Kufiri ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në Bllacë. Foto nga Faton Curri - Portalb.mk

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë kallëzim penal kundër zyrtarit policor S.F. për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale të “marrjes së ryshfetit” nga neni 357 i Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

“Me datë 15.12.2024 në vendkalimin kufitar Bllacë e Poshtme, i denoncuari S.F., zyrtar policor në stacionin policor të kalimit kufitar Bllacë e Poshtme, ka kërkuar dhe ka pranuar të holla për të kryer një veprim zyrtar që nuk i është lejuar ta kryejë. Konkretisht, gjatë kontrollit të personave që kalojnë kufirin shtetëror për në Kosovë, për shpërblim në të holla, një person është lejuar të kalojë kufirin shtetëror me dokument udhëtimi dukshëm të dëmtuar dhe të falsifikuar, me kopertinë të grisur, ndërsa faqja e plastifikuar me të dhëna biometrike ka qenë e ndarë nga dokumenti i udhëtimit dhe më pas e ngjitur në mes faqeve”, njofton MPB.

Gjithashtu, i padituri nuk e ka regjistruar personin në evidencën kufitare si person që ka kaluar kufirin shtetëror dhe nuk ka kontrolluar nëse ka kaluar në regjistrat e inspektimit.
Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Penale dhe Standardeve Profesionale do të paraqesë propozimin për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore ndaj punonjësit të policisë dhe do të shqiptojë masën e detyrueshme të largimit nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore.