Shtrenjtim tjetër i ngrohjes në Shkup, prej nesër qytetarët do të paguajnë fatura më të larta për 5%
Komisioni Rregullator për Energjergjetikë (KRRE) ka marrë vendim me të cilin nga 1 marsi, çmimi për konsumatorët e energjisë termike për EMV Energetika (5,17 përqind) dhe Shkup Veri – Energy Eko Link (5,25 përqind) do të rritet për rreth 5 përqind, transmeton Portalb.mk. “Kur e shpallëm çmimin për sistemin më të madh përmes të cilit […]


Komisioni Rregullator për Energjergjetikë (KRRE) ka marrë vendim me të cilin nga 1 marsi, çmimi për konsumatorët e energjisë termike për EMV Energetika (5,17 përqind) dhe Shkup Veri – Energy Eko Link (5,25 përqind) do të rritet për rreth 5 përqind, transmeton Portalb.mk.
“Kur e shpallëm çmimin për sistemin më të madh përmes të cilit me ngrohje furnizohen më shumë se 95 përqind e amvisërive, njoftuam se edhe këto dy kompani kanë paraqitur kërkesë për korrigjim çmimi. Bëhet e ditur se për shkak të zhvillimeve komplekse gjeopolitike, çmimi i gazit natyror në bursa është rritur, më saktë në tremujorin e fundit të vitit të kaluar ka pasur një rritje prej 16 përqind, që është edhe arsyeja kryesore e këtij vendimi. Këto dy kompani kanë paraqitur kërkesë për korrigjim të çmimit gjatë muajit shkurt, pas së cilës KRRE ka bërë
analizat e duhura dhe në bazë të tyre janë marrë Vendimet për korrigjimin e çmimit për konsumatorët e energjisë termike për EMV Energetica dhe Shkup Veri- Energy Ecolink, të cilat do të hyjnë në fuqi më 1 mars. Bëhet fjalë për konsum të përgjithshëm prej 2500 konsumatorësh”, tha Marko Bislimoski.
Njëkohësisht KRRE informon opinionin se në mbledhjen kryesore është marrë vendim që ENERGY EKOLINK AD Shkup t’i jepen dy licenca për kryerjen e aktivitetit energjetik për prodhim të rregulluar dhe furnizim me energji termike, ndërsa procedura për dhënien e licencës për shpërndarje është në vazhdim e sipër.
“Bëhet fjalë për Ngrohtoren e njohur në publik si Shkup Veri, të cilin së fundi e ka marrë një investitor privat, i cili ka filluar procedurën për licencimin përfundimtar të kompanisë që ka më shumë se 20 vjet që ushtron veprimtari publike. KRRE mbetet e mendimit se çdo realizim i investimeve që nënkupton përmirësimin e cilësisë së furnizimit dhe zgjerimin e rrjetit me qëllim të rritjes së konsumit, është plotësisht i mbështetur, veçanërisht pasi është një mënyrë ekologjike dhe më ekonomike e ngrohjes, e cila reflektohet në faturat e ngrohjes – të cilat janë më të ulëtat. Analizat tregojnë se nëse të gjithë që janë shkëputur nga sistemi i ngrohjes kthehen në sistem, faturat do të ulen për rreth 10%”, tha Marko Bislimoski.
Ngrohje më të shtrenjtë për 5,03 përqind banorët e Shkupit kanë paguar edhe në shkurt, kur pati tjetër rritje të çmimit të ngrohjes.