Dogana e Maqedonisë së Veriut konfiskoi substanca të ndaluara në vlerë prej 5.5 milionë denarë
Drejtoria e Doganave në Maqedoninë e Veriut ka parandaluar zinxhirin ndërkombëtar të tregtisë ilegale me substancat anabolike, si substanca të ndaluara, transmeton Portalb.mk. “U prish kanali ndërkombëtar i tregtisë ilegaleve të steroideve anabolike, prodhimi, shitja dhe përdorimi i të cilave është e ndaluar ligjërisht. U sekuestruan 32 kuti me 192 kilogram steroid anabolic me vlerë […]
Drejtoria e Doganave në Maqedoninë e Veriut ka parandaluar zinxhirin ndërkombëtar të tregtisë ilegale me substancat anabolike, si substanca të ndaluara, transmeton Portalb.mk.
“U prish kanali ndërkombëtar i tregtisë ilegaleve të steroideve anabolike, prodhimi, shitja dhe përdorimi i të cilave është e ndaluar ligjërisht. U sekuestruan 32 kuti me 192 kilogram steroid anabolic me vlerë prej 5.5 milionë denarë, të dëmshme për shëndetin e qytetarëve”, njoftoi drejtori i doganave, Boban Nikolovski.
Ai sqaroi që ndaj të dyshuarve është ngritur kallëzim penal.
Në këtë aksion, është konfiskuar substanca Testec, Testen, Sustamix, Oxanaboilic dhe Metanabol.
Nikolovski sqaroi që më këtë aksion, Maqedonia e Veriut gjendet në vendin e tretë në botë në luftën anti-doping. Ai sqaroi që produktet kanë origjinë nga India, prodhuar nga një kompani me të kaluar kriminale.