Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për gjendjen e krizës dhe çështjet tjera

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot e ka vazhduar gjendjen e krizës për shkak situatës me zjarret në hapësirat publike në krejt territorin e vendit, transmeton Portalb.mk. Në lidhje me gjendjen e jashtëzakonshme me zjarret, në këtë seancë u ndanë edhe 52 milionë denarë nga rezervat shtetërore për Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Në këtë […]

gusht 13, 2024 - 21:00
 0  5
Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për gjendjen e krizës dhe çështjet tjera
Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Foto nga Fisnik Xhelili / Portalb.mk

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot e ka vazhduar gjendjen e krizës për shkak situatës me zjarret në hapësirat publike në krejt territorin e vendit, transmeton Portalb.mk.

Në lidhje me gjendjen e jashtëzakonshme me zjarret, në këtë seancë u ndanë edhe 52 milionë denarë nga rezervat shtetërore për Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Në këtë buxhet, janë përfshirë edhe 10.5 milionë denarë për strehimin, ushqimin dhe transportin e personelit të ardhur nga shtetet e huaja.

Qeveria vendosi të anulojë vendimin e qeverisë se kaluar në lidhje me rritjen e tarifave te shërbimet e noterëve. Qeveria e kaluar më 6 qershor e kishte marrë këtë vendim, i cili do të ngarkonte shpenzimet e qytetarëve.

Këtë vendim e kishte paralajmëruar ministri i drejtësisë, Igor Filkov, si një vendim i marrë nga paraardhësi i tij në këtë ministri, Krenar Lloga. Ai e kishte vlerësuar këtë vendim si të fshehtë dhe të dëmshëm për qytetarët, duke alarmuar që planifikohej rritja e çmimeve për 10 herë.

Ndryshe, për shkak të zjarrit në mes të korrikut, Qeveria e Maqedonisë së Veriut më 14 korrik e kishte shpallur gjendjen e krizës për 30 ditë dhe kërkoi ndihmë përmes mekanizmit të BE-së në fushën e mbrojtjes civile. Gjithashtu, është vënë ndalesë e plotë e lëvizjes në pyje dhe toka pyjore në territorin e menaxhuar nga NP “Pyjet Kombëtare”, i cili do të zgjasë deri në ditën e shfuqizimit të tij, në periudhën nga ora 06:00 deri në orën 20:00.