Doganierët në RMV parandaluan kontrabandimin e 72 pakove me cigare me vlerë 167.588 denarë
Doganierët kanë parandaluar tentimin për kontrabandim të 72 paketave me cigare të cilat një shtetas i Maqedonisë ka dashur t’i fusë në Maqedoni pa i paraqitur përmes pikës kufitare “Bogorodicë”, transmeton Portalb.mk. Sipas njoftimit të Drejtorisë doganore, vlera e përgjithshme e cigareve është 167.588 denarë, ndërsa tatimet të cilat personi ka dashur t’i shmangë janë […]
Doganierët kanë parandaluar tentimin për kontrabandim të 72 paketave me cigare të cilat një shtetas i Maqedonisë ka dashur t’i fusë në Maqedoni pa i paraqitur përmes pikës kufitare “Bogorodicë”, transmeton Portalb.mk.
Sipas njoftimit të Drejtorisë doganore, vlera e përgjithshme e cigareve është 167.588 denarë, ndërsa tatimet të cilat personi ka dashur t’i shmangë janë mbi 113.000 denarë.dogana
Doganierët zbuluan paketat e cigareve në kabinën e kamionit që drejtohej nga personi. Cigaret ishin fshehur pas tapicerisë në zgavrën e destinuar për izolimin e kabinës.
Janë konfiskuar paketat e cigareve, ndërsa ndaj personit po zhvillohet procedura përkatëse.