Një kompani aplikoi për blerjen dhe instalimin e stacionit të kompresorit në Qendrën Klinike Shkup

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se një kompani ka aplikuar për shpalljen për prokurim publik të mallrave, me lëndë prokurimi: “Blerja, instalimi dhe vënia në punë e stacionit të ajrit të kompresuar”, transmeton Portalb.mk. “Ju njoftojmë se ka ardhur një ofertë, për të cilën në periudhën në vijim, brenda afateve ligjore, do të bëhet një […]

shtator 12, 2024 - 21:00
 0  7
Një kompani aplikoi për blerjen dhe instalimin e stacionit të kompresorit në Qendrën Klinike Shkup
Qendra Klinike Universitare "Nënë Tereza" në Shkup. Foto nga Portalb.mk

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se një kompani ka aplikuar për shpalljen për prokurim publik të mallrave, me lëndë prokurimi: “Blerja, instalimi dhe vënia në punë e stacionit të ajrit të kompresuar”, transmeton Portalb.mk.

“Ju njoftojmë se ka ardhur një ofertë, për të cilën në periudhën në vijim, brenda afateve ligjore, do të bëhet një vlerësim nga Komisioni i Prokurimit Publik dhe ekspertët e jashtëm të angazhuar, pas së cilës nëse plotëson kushtet e dokumentacionit tenderues, do të merret Vendimi për përzgjedhjen e ofertës më të favorshme dhe do të lidhet Marrëveshja e Prokurimit Publik”, bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë, klinikat universitare që ndodhen në godinën e klinikave kirurgjikale në Qendrën Klinike, sallat e operacionit funksionojnë duke përdorur kompresorë të jashtëm dhe si zgjidhje të përkohshme me enë me ajër të kompresuar.

Në sallat e operacionit, ndërhyrjet kryhen vetëm te pacientët urgjent.

Kujtojmë se sallat e operimit në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, ndaluan së punuari për shkak të një ere të pakëndshme që u përhap përmes sistemit të ventilimit dhe problemi i furnizimit me oksigjen. Prokuroria Themelore Publike është zotuar se do të hetojë rastin, në rast se ka vepër penale.

Më 29 korrik, ministri Arben Taravari theksoi se në sistemin klinik për furnizimin me oksigjen është gjetur formaledih, e cila shkakton irritim të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, syve dhe hundës dhe mund të shkaktojë alergji dhe inflamacione, ndërsa gjatë një ekspozimi afatgjatë mund të jetë edhe kancerogjen.