Drejtorët e Doganave të Ballkanit Perëndimor dhe të BE-së riafirmojnë angazhimin për integrim të thellë dhe tregti pa ndërprerje
Në Tiranë u mbajt Konferenca e Dytë e Nivelit të Lartë e Drejtorëve të Përgjithshëm të Doganave, me temë “Partneritet Doganor për një Europë të Lidhur.” Ngjarja u çel zyrtarisht nga Zv/Kryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku, dhe Ministri i Financave, Petrit Malaj, së bashku me Roberto Alesse, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Doganave të


Në Tiranë u mbajt Konferenca e Dytë e Nivelit të Lartë e Drejtorëve të Përgjithshëm të Doganave, me temë “Partneritet Doganor për një Europë të Lidhur.” Ngjarja u çel zyrtarisht nga Zv/Kryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku, dhe Ministri i Financave, Petrit Malaj, së bashku me Roberto Alesse, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Doganave të Italisë, Matej Zakonjšek, Drejtor i Sekretariatit të Përhershëm të Komunitetit të Transportit, dhe Edna Karadza, Menaxhere e Projektit CEFTA SEED+.
Konferenca shërbeu si një platformë kyçe për forcuar bashkëpunimin strategjik doganor, mbështetur objektivat e Planit të Rritjes së BE-së dhe avancuar përafrimin CEFTA–BE me standardet evropiane. Ajo u mbyll me miratimin e një Deklarate të Përbashkët, që rithekson angazhimet për:
- Përshpejtimin e harmonizimit me Kodin Doganor të Unionit
- Zgjerimin dhe institucionalizimin e “Hapësirave të Gjelbërta dhe të Kaltërta” (Green & Blue Lanes)
- Përmirësimin e shkëmbimit të të dhënave në kohë reale përmes SEED+
- Thellimin e bashkëpunimit mes agjencive dhe me bizneset
- Përkrahjen e njohjes së programeve të Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar (AEOs)
Zv/Kryeministrja e Shqpërisë, Belinda Balluku deklaroi:
“Siç u miratua së fundmi gjatë Komitetit Politik Evropian në Tiranë më 16 Maj 2025, zgjerimi i BE-së drejt Ballkanit Perëndimor është investimi më i rëndësishëm gjeopolitik i BE-së, dhe anëtarësimi në BE nuk është vetëm për prosperitet, por edhe për vlera.”
Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Doganore të Shqipërisë, Genti Gazheli, shtoi:
“Prioriteti ynë kryesor është krijimi i një sistemi doganor efikas dhe transparent, që jo vetëm lehtëson tregtinë legjitime, por edhe forcon luftën kundër kontrabandës, trafikimit dhe çdo shkeljeje tjetër ligjore. Kjo kërkon modernizim dhe përmirësim të vazhdueshëm të sistemeve teknologjike, kapaciteteve menaxheriale dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.”
Roberto Alesse, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Doganave dhe Monopolëve të Italisë, theksoi:
“Integrimi i Rajonit të Ballkanit në BE varet nga faktorë themelorë si bashkëpunimi dhe besimi i ndërsjellë. Forcimi i lidhjeve tona do të përmirësojë stabilitetin dhe sigurinë, duke përshpejtuar procesin e integrimit. Objektivat tona të përbashkëta mbeten të qarta: lehtësimi i tregtisë, promovimi i bashkëpunimit, me qëllim sigurimin e stabilitetit dhe paqes në këtë rajon strategjik dhe detin Adriatik.”
Matej Zakonjšek, Drejtor i Sekretariatit të Përhershëm të Komunitetit të Transportit, vuri në dukje:
“Procedurat doganore efikase dhe të ndërveprueshme janë thelbësore për lëvizjen e shpejtë, të sigurt dhe të qëndrueshme të njerëzve dhe mallrave përtej kufijve. Ato janë kyçe për integrimin e rajonit në BE dhe për t’u siguruar qytetarëve e bizneseve përfitime reale nga lidhshmëria e transportit.”
Edna Karadza, Menaxhere e Projektit SEED+ në Sekretariatin CEFTA, shtoi:
“Digjitalizimi është në thelb të ndërtimit të Tregut të Përbashkët Rajonal. SEED+ është mjeti operacional pas nismës së ‘Green & Blue Lanes,’ që siguron shkëmbim të të dhënave në kohë reale. Ai mundëson procedura doganore më të shpejta, më inteligjente dhe më transparente, duke mbështetur objektivat kyçe të Planit të Rritjes së BE-së përmes lidhshmërisë, modernizimit dhe përafrimit me sistemet doganore evropiane.”
Konferenca organizoi diskutoi edhe në panele të ndara për temat e bashkëpunimit doganor BE–Ballkani Perëndimor; hapësirat e Gjelbërta dhe të kaltërta si dhe e Ardhmja e Doganave.
