Drejtori i Policisë: Në sulmin e mbrëmshëm janë përdorur rreth 15 deri në 20 kilogramë eksploziv
Policia e Kosovës ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme për media, pas sulmit të mbrëmshëm në kanalin e Ibër Lepencit në Zubin Potok. Në këtë konferencë kanë dalë drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Hoxha ka thënë se vetëm në gjashtë muajt e fundit janë evidentuar gjashtë


Policia e Kosovës ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme për media, pas sulmit të mbrëmshëm në kanalin e Ibër Lepencit në Zubin Potok.
Në këtë konferencë kanë dalë drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Hoxha ka thënë se vetëm në gjashtë muajt e fundit janë evidentuar gjashtë raste të shpërthimeve, në komunat me shumicë serbe në veri të vendit.
Ai ka thënë se sulmi i mbrëmshëm në Zubin Potok ka qenë nga një grup i mirë organizuar, të cilët kanë njohuri në përdorimin e mjeteve shpërthyese.
Mes tjerash, Hoxha tha para mediave se në këtë sulm është përdorur një sasi e konsiderueshme e eksplozivit, rreth 15 deri në 20 kilogramë./Gazeta10