Drejtoria e Inteligjencës Financiare RMV: Kujdes nga platformat investuese fiktive që ofrojnë fitim të shpejtë parash dhe kripto-asete
Drejtoria e Inteligjencës Financiare në Maqedoninë e Veriut nën thirrje për kujdes nga platformat investuese fiktive që ofrojnë fitim të shpejtë parash dhe kripto-asete. Në periudhën kur kemi aktivitete të shumta reklamuese në rrjetet sociale lidhur me të ashtuquajturat „platforma për realizim të shpejtë të fitimit përmes internetit”, Drejtoria për inteligjencë financiare si institucion kompetent […]
Drejtoria e Inteligjencës Financiare në Maqedoninë e Veriut nën thirrje për kujdes nga platformat investuese fiktive që ofrojnë fitim të shpejtë parash dhe kripto-asete. Në periudhën kur kemi aktivitete të shumta reklamuese në rrjetet sociale lidhur me të ashtuquajturat „platforma për realizim të shpejtë të fitimit përmes internetit”, Drejtoria për inteligjencë financiare si institucion kompetent i themeluar për qëllime të mbledhjes dhe analizimit të raporteve lidhur me transaksionet e dyshimta dhe informatave tjera të dobishme për parandalimin dhe zbulimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, i bashkëngjitet thirrjes së organeve tjera kompetente dhe i paralajmëron qytetarët që të kenë kujdes me mjetet e tyre financiare që me kohë të detektojnë platformat investuese e që janë mashtruese e fiktive, gjegjësisht të mos investojnë në këso platforma apo aplikacione, transmeton Portalb.mk.
“Nga ana tjetër, duke pasur parasysh që një numër i madh i qytetarëve posedojnë mjete në kripto valutë përmes ofruesve të shërbimeve lidhur me kripto – mjete në shtetin tonë (këmbimore lokale) që janë të obliguara të zbatojnë masat dhe veprimet për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terorizmit, Ju bëjmë thirrje që të njëjtët mos t’i nxisin apo ndihmojnë qytetarët në realizimin e transakcioneve gjegjësisht në deponimin e kripto-mjeteve në këto aplikacione me shumë gjasë mashtruese”, thonë nga kjo Drejtori.
Për këtë arsye, ata u bëjmë thirrje qytetarëve që të informohen më shumë lidhur me të ashtuquajturat „ Aplikacione mashtruese me detyrë” apo Тask-scam Apps e që paraqesin një lloj mashtrimi ku mashtruesit i joshin viktimat përmes premtimeve për përfitime të lehta dhe të shpejta përmes një veprimi shumë të thjeshtë e që më pas arrijnë në një përfitim në formë të kripto-mjeteve. Mashtrimet funksionojnë në mënyrë që fillimisht viktimat kontaktohen nga të ashtuquajtur regrutues apo përfaqësues të aplikacionit apo nga miq, e që deri te përfitimi arrihet përmes disa detyrave apo hapave që shumë lehtë realizohen dhe ofron pagesa të vogla e direkte.
Për fillim, shpesh nevojitet depozit fillestar në formë të kripto-mjeteve. Aplikacioni apo platforma funksionon një kohë të caktuar me qëllim që të fitojë besim dhe të tregojë që mundësia për fitim është legjitime.
Këto aplikacione nuk kanë shërbim apo produkt real dhe paraqesin paravan pas së cilit fshihen të ashtuquajturat skema piramidale, gjegjësisht financohen nga investimet e anëtarëve të rinj. Pas një kohe të caktuar organizatorët shuajnë apo mbyllin platformën kurse mjetet që personat i kanë deponuar në këto platforma asnjëherë nuk do të kenë mundësi ti kthejnë.
Mashtrimi zakonisht nuk mbaron këtu, pason faza e dytë „mashtrimi për kthimin e mjeteve” ku organizatorët edhe njëherë shfrytëzojnë viktimat duke u thënë që përmes deponimit të mjeteve tjera mundet t’i kthejnë mjetet që i kanë humbur. Në këtë mënyrë viktimat mashtrohen përsëri e mjetet gjithsesi nuk do tu kthehen.
Organizata e kombeve të bashkuara (OKB) në raportet e saja lidhur me kriminalitetin në periudhën post – Kovid 2019, si dhe organizatat e tjera ndërkombëtare kanë bërë me dije për një formë të re të krimit të organizuar, përgjithësisht në regjionin aziatik që përfshin tregtinë me njerëz, ku mijëra persona që janë viktima të formës së krimit të dhunshëm janë detyruar të kryejnë mashtrime lidhur me investimin në mjetet virtuale apo kripto-mjete si dhe kërkimin e viktimave nga e gjithë bota.
Si të hetoni që bëhet fjalë për një platformë potenciale mashtruese për përfitim të shpejtë të mjeteve?
- Platforma nuk është lëndë e ndonjë rregullative gjithpërfshirëse apo mbikëqyrje nga ndonjë institucion kompetent në shtetin tonë apo nga vendet e Unionit Europian;
- Nuk ekziston ndonjë i ashtuquajtur program investues apo anglisht (white-papper) për vet projektin në formë të kripto – mjeteve, i miratuar nga një organ apo trup kompetent;
- Nuk mund të gjenden të dhëna për emrin e kompanisë, për personat e menaxhmentit gjegjësisht personat përgjegjës tek personi juridik, e nganjëherë as që ekziston entitet i regjistruar;
- Nuk mund të gjenden të dhëna që personi juridik është i licencuar për aktivitetin që e ushtron, gjegjësisht tregon „Çertifikata” fiktive për regjistrim tek organi apo trupi kompetent në ndonjë vend të jashtëm;
- Fushatë intenzive të marketingut përmes rrjeteve sociale dhe më së shpeshti për të njëjtën platformë apo aplikacion përmes akauntëve apo profileve të ndryshëm në rrjetet sociale;
- Komunikimi me personat të cilët paraqiten që janë kompetent apo administratorë / regrutues zhvillohet vetëm përmes rrjeteve sociale siç janë Telegram, Whatsapp, gjegjësisht aplikacione të ngjajshme të komunikimit, me çka anëtarësimi është vetëm brenda një rrethi të mbyllur apo përmes ftesës nga ndonjë mik apo person i cili është anëtar i grupës apo përmes administratorit;
- Aplikacionet që ofrojnë „përfitim të shpejtë” nuk mund t’i gjeni në „Playstore” apo në „AppleAppStore” dhe të njëjtat mund ti instaloni në mjetin tuaj elektronik vetëm nga një ftesë paraprake nga ndonjë mik;
- Nuk mund të gjeni të dhëna lidhur me mbështetjen teknike për vetë platformën, gjegjësisht nuk ekzistojnë as numra të telefonit apo e-maile për kontakt;
- Mjetet që i depononi nuk mund t’i shfrytëzoni lirshëm, gjegjësisht të njëjtat nuk mund t’i tërheqni kur ju të doni apo nëse ka një mundësi të tillë ajo bëhet me një provizion të caktuar e që nganjëherë mund të jetë më e lartë se vet investimi i bërë;
- Platforma intenzivisht reklamohet se bashkëpunon me kompani me renome me qëllim që të tregojë që posedon legjitimitet;
- Përfitimi nga platforma është i lidhur me realizimin e disa detyrave, regjistrimin e anëtarëve të rinj si dhe investim me qëllim të avancimit në hierarkinë e aplikacionit e cila mundëson përfitim shtesë etj.
Gjithashtu, Drejtoria u bën thirrje këmbimoreve që merren me kripto-mjete që të respektojnë Ligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terorizmit, gjegjësisht të zbatojnë masat dhe veprimet për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit e që përfshin përgatitjen e vlerësimit të riskut lidhur me pastrimin e parave dhe financimin e terorizmit dhe të njëjtën rregullisht t’a përditësojnë, të sjellin dhe të aplikojnë programë për uljen dhe menaxhimin e riskut të identifikuar lidhur me pastrimin e parave dhe financimin e terorizmit, analizë të klientëve gjegjësisht identifikimin e çdo transakcioni pavarësisht nga shuma, njoftimi dhe raportimi i të dhënave, informatave dhe dokumenteve në Drejtori, ruajtja, mbrojtja dhe mbajtja e evidencës së të dhënave, emërimi i personit autorizues dhe zëvendësit të tij dhe/ose formim të njësisë për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
“Bëjmë thirrje që qytetarët që kanë rënë pre e këtyre mashtrimeve, të njëjtat ti paraqesin tek organet kompetente”, thonë nga kjo drejtori.
Kujtojmë në vitin 2022 përmes aplikacionit ilegal “BigCommerce”, i cili kishte vjedhur emrin origjinal të një kompanie nga Australia për tregti elektronike, u mashtruan një numër i pacaktuar i qytetarëve të cilët kanë investuar para me qëllim që të njëjtat t’i rikthejnë shumëfish më shumë për periudhë të shkurtër kohore.
Iluzioni “BigCommerce” u shemb si kullë prej karte, me këtë u shembën dhe shpresat për pasurim të shpejtë. Nëpër rrjetet sociale e mes miqsh mund të lexoheshin e dëgjoheshin lloj-lloj ngjarjesh tragjike të njerëzve që kanë investuar në këtë “dyqan online” e më pas janë djegur, pasi që të njëjtat nuk kanë mundur t’i nxjerrin.