Kica -Xhelili: Kryeministër mos shpifni, përmbajtjen e doracakëve e keni shkruar vetë, miratuar vetë, publikuar vetë

Deputetja e LDK’së, Doarsa Kica Xhelili ka reaguar pasi kryeministri i vendit, Albin Kurti përmes një video tha se doracaku për Edukimin Seksual “kishte filluar hartimin në vitin 2016 (kur ministër i Arsimit ishte Dr. Arsim Bajrami nga PDK), e ishte i miratuar në vitin 2020 (kur ministre e Arsimit ishte Dr. Hykmete Bajrami nga

Nëntor 17, 2024 - 23:00
 0  3
Kica -Xhelili: Kryeministër mos shpifni, përmbajtjen e doracakëve e keni shkruar vetë, miratuar vetë, publikuar vetë
kica-xhelili:-kryeminister-mos-shpifni,-permbajtjen-e-doracakeve-e-keni-shkruar-vete,-miratuar-vete,-publikuar-vete

kica-xhelili:-kryeminister-mos-shpifni,-permbajtjen-e-doracakeve-e-keni-shkruar-vete,-miratuar-vete,-publikuar-vete

Deputetja e LDK’së, Doarsa Kica Xhelili ka reaguar pasi kryeministri i vendit, Albin Kurti përmes një video tha se doracaku për Edukimin Seksual “kishte filluar hartimin në vitin 2016 (kur ministër i Arsimit ishte Dr. Arsim Bajrami nga PDK), e ishte i miratuar në vitin 2020 (kur ministre e Arsimit ishte Dr. Hykmete Bajrami nga LDK), dhe në vitin 2023 është publikuar në faqen e MAShTI-t. Pra, jo në nëntorin e vitit 2024 por në gusht të vitit 2023”.

Kica-Xhelili ka kërkuar nga Kurti që të mos shpif, duke thënë se ‘përmbajtjen e doracakëve e keni shkruar vet, miratuar vet dhe publikuar vet’.

Ajo ka kërkuar që të mos mbrohen dhe të mos i ikin përgjegjësisë.

“Kryeministër, PËRMBAJTJEN e doracakëve e keni SHKRUAR VET – MIRATUAR VET – PUBLIKUAR VET. Mos shpifni, mos u mbroni, mos i ikni përgjegjësisë.

Mbani duart larg fëmijëve! Mbani duart larg familjes!”, shkroi Kica Xhelili.