Dua Lipa shkëlqen në Australi me stilin e saj unik

Dua Lipa ka shkëlqyer gjatë turneut të saj “Radical Optimism” në Australi, duke ndarë momente nga jeta e saj atje me ndjekësit. Në një sërë fotografish të publikuara, ylli i popit, 29 vjeçe, pozoi me një fustan mini ngjyrë jargavani pa rripa, të kombinuar me çizme të gjata lëkure dhe aksesorë të markës Chanel. Ajo […]

Mars 30, 2025 - 13:00
 0  5
Dua Lipa shkëlqen në Australi me stilin e saj unik

Dua Lipa ka shkëlqyer gjatë turneut të saj “Radical Optimism” në Australi, duke ndarë momente nga jeta e saj atje me ndjekësit.

Në një sërë fotografish të publikuara, ylli i popit, 29 vjeçe, pozoi me një fustan mini ngjyrë jargavani pa rripa, të kombinuar me çizme të gjata lëkure dhe aksesorë të markës Chanel.

Ajo vazhdoi të impresionojë me një tjetër paraqitje elegante, teksa pozoi me një bluzë të bardhë të thjeshtë, një minifund të zi dhe çizme deri tek gjuri.

Përveç modës, Dua ka ndarë edhe momente nga stërvitjet e saj intensive të jogës mes angazhimeve në turne.

Pasi përfundoi koncertet e saj në Melbourne, Dua ndodhet në Sydney për tre netë magjike në Qudos Bank Arena, përpara se të fluturojë drejt Auckland, Zelandë e Re, për dy shfaqje më 2 dhe 4 prill.

Së fundmi, këngëtarja u pa duke bërë blerje në një supermarket në Bondi, ku fansat vunë re një unazë fejese me diamant në dorën e saj.

Sipas burimeve, Dua dhe partneri i saj, Callum, janë fejuar gjatë Krishtlindjeve dhe planifikojnë të festojnë këtë moment të veçantë me miqtë dhe familjen në natën e Vitit të Ri. /Telegrafi/