Gjesti luan me këpucë bebesh: Më shkon të jem baba

Një moment i veçantë dhe i ëmbël ndodhi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, kur Gjesti u pa duke mbajtur dhe luajtur me një palë këpucë të vogla bebesh ndërsa qëndronte pranë Aldos. Ky gjest i tij shkaktoi shumë emocione, pasi ai nisi të fliste për dëshirën e tij për t’u bërë baba. Teksa […]

Mars 30, 2025 - 13:00
 0  5
Gjesti luan me këpucë bebesh: Më shkon të jem baba

Një moment i veçantë dhe i ëmbël ndodhi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, kur Gjesti u pa duke mbajtur dhe luajtur me një palë këpucë të vogla bebesh ndërsa qëndronte pranë Aldos.

Ky gjest i tij shkaktoi shumë emocione, pasi ai nisi të fliste për dëshirën e tij për t’u bërë baba.

Teksa mbante këpucët në duar dhe buzëqeshte, ai u shpreh se imagjinon një ditë të ketë një fëmijë dhe se ai do të qeshte shumë me të.
“Do të doja shumë të bëhesha baba”.

Foto: Screenshot/YouTube

Ai supozonte se fëmija i tij do të qeshte me të, tha ai me një entuziazëm të sinqertë, duke ndarë këtë dëshirë me banorët e tjerë.

Ky moment i krijoi një atmosferë të ngrohtë në shtëpi, duke bërë fansat të japin shumë komente.

Nga ana tjetër, mbrëmja e spektaklit solli një tjetër surprizë, pasi Aldo, i cili u eliminua nga gara, u rikthye menjëherë falë biletës së kthimit, duke i dhënë një tjetër dinamikë lojës.