Paloka: Drejtësia e kapur nga Rama, ka burgosur apo hetuar të gjithë liderët e opozitës

Në prag të nisjes së aksionit opozitar në Kuvend, deputeti Edi Paloka mori fjalën sot në Komisionin e Integrimit pas fjalës që mbajti kryetarja Jorida Tabaku dhe përfaqësuesi i mazhorancës, Niko peleshi. Ligjvënësi demokrat njoftoi arsyet përse PD kishte ndërmarrë nismën e re të saj, për bojkotim të Komisioneve, duke renditur sipas tij shkeljet e […]

shtator 30, 2024 - 15:00
 0  3
Paloka: Drejtësia e kapur nga Rama, ka burgosur apo hetuar të gjithë liderët e opozitës

Në prag të nisjes së aksionit opozitar në Kuvend, deputeti Edi Paloka mori fjalën sot në Komisionin e Integrimit pas fjalës që mbajti kryetarja Jorida Tabaku dhe përfaqësuesi i mazhorancës, Niko peleshi.

Ligjvënësi demokrat njoftoi arsyet përse PD kishte ndërmarrë nismën e re të saj, për bojkotim të Komisioneve, duke renditur sipas tij shkeljet e mazhorancës dhe fakti se Shqipëria nuk është gati për anëtarësim në BE.

Paloka kujtoi se ata nuk kanë qenë kundër procesit të integrimit, por se ishin para një narkoshteti. Paloka tha drejtësia e re përdoret nga qeveria, duke iu referuar burgosjeve të liderëve të opozitës.

“Shqipëria e Edi Ramës nuk plotëson asnjë nga kushtet e BE-së. Për fat të keq nuk plotëson asnjë nga kriteret e BE aktualisht që flasim, kur pritet edhe hapja e negociatave. Reforma elektorale, kushtet e të cilës prej 11 vitesh nuk plotësohen dhe regjimi nuk lejon zgjedhjet e barabarta në Shqipëri, edhe pse i kërkon OSBE-ODIHR”, tha deputeti demokrat.

Ai përmendi gjithashtu faktin se “qytetarët enden gjykatave, me plotë 138 mijë dosje në pritje, ku përballen me këtë realitet”. Ai tha se një qytetari i duhen 14,6 vite për proces civil dhe 10 vite për një proces penal në dyert e drejtësisë së reformuar.

 “Kjo drejtësi e kapur dhe në duart e Edi Ramës. Sot në prag të zgjedhjeve të gjithë krerët e partive opozitare janë nën arrest, persekutim apo në çështje penale nga kjo drejtësi e reformuar. Fredi Beleri u arrestua dhe u borgos dhe u zgjodh eurodeputet duke qenë në burg. Një tjetër koleg i yni dy ditë më parë (Ervin Salianji), po si Fredi Beleri, pa dëshmitarë e prova u çua në burg.

Po kështu çështjet e inceneratorëve dhe të tjera që publiku i njeh, skandale të qeverisë që drejtësia e re mbyll sytë e që kanë firmën e Edi Ramës”, tha Paloka.

Ligjvënësi kujtoi edhe sjelljen e mazhorancës kundër drejtësisë kur i intereson.

“Ky Parlament nuk zbaton më as vendimet e Gjykatës Kushtetuese, si çështja Xhaçka, që është mjaft domethënëse për të kuptuar realitetin ku jemi dhe sa të gatshëm jemi ne për t’u integruar. E fundit nga pikat që kërkon dhe Bashkimi Europian, është shkelja e marrëveshjes së MSA-së, PPP dhe tenderat ndërkombëtarë dhe që po shkelen me vetëdije”, tha deputeti i PD.