Dudush tregon si u sulmua
Kryetari i komunës së Shuto Orizarit, Kurto Dudush është sulmuar në oborrin e komunës nga një qytetar i revoltuar, shkruan Alsat. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, personi Z.I. 49 vjeçar nga Shkupi në ambientet e Komunës Shuto Orizore është sjellë në mënyrë agresive dhe e ka sulmuar kryetarin e Komunës, Kurto Dudush. Rastin për […]
Kryetari i komunës së Shuto Orizarit, Kurto Dudush është sulmuar në oborrin e komunës nga një qytetar i revoltuar, shkruan Alsat.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, personi Z.I. 49 vjeçar nga Shkupi në ambientet e Komunës Shuto Orizore është sjellë në mënyrë agresive dhe e ka sulmuar kryetarin e Komunës, Kurto Dudush.
Rastin për Alsat e konfirmoi edhe vete kryetari i komunës Dudush.
“Çdo problem që nuk ka të bëjë me komunën apo pozitën time si kryetar komune, zakonisht adresa e parë për që qytetarët e Shuto Orizarit e kanë për të shprehur pakënaqësinë e tyre është tek unë apo administratën komunale. Dhe kësaj radhe një qytetar i pakënaqur erdhi me dhunë duke sharë dhe dëgjova një zhurmë, zbrita poshtë të shihja se çfarë po ndodhte dhe ai direkt me kapi dorën, më tërhoqi zvarrë dhe kishte tjerë që na ndanë. E pash të arsyeshme që duhet ta paraqes në polici dhe e paraqita”, tha Kurto Dudush – Kryetar i Komunës së Shuto Orizari.
Sipas tij, në oborrin 47 vjecarit Z.I. që sulmoi kryetarin, disa ditë më herët janë zhvilluar punime nga ana e Ndërmarrjes së Ujësjellësit, pas riparimit të dëmit ka mbetur një pjesë e dheut në oborrin e tij dhe për këtë arsye është drejtuar tek komuna ku ka kërkuar që ekipet e komunës të largojnë dheun e mbetur nga oborri i tij, edhe pse i është sqaruar se nuk është nën kompetencat e komunës./Alsat