Durmishi: Hyn në fuqi ligji për praktika të padrejta tregtare, pritet ulje e çmimeve për rreth 2.500 produkte
Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi ka bërë të ditur se sot është afati i fundit që blerësit dhe furnizuesit të lidhin kontrata të reja për furnizimin e produkteve bujqësore dhe ushqimore, në të cilat zbritja dhe kostot shtesë, respektivisht kompensimit, kufizohen në 10%. Lista e produkteve bujqësore dhe ushqimore përmban 2548 shifra tariforë. Këtu janë […]
Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi ka bërë të ditur se sot është afati i fundit që blerësit dhe furnizuesit të lidhin kontrata të reja për furnizimin e produkteve bujqësore dhe ushqimore, në të cilat zbritja dhe kostot shtesë, respektivisht kompensimit, kufizohen në 10%. Lista e produkteve bujqësore dhe ushqimore përmban 2548 shifra tariforë. Këtu janë produktet që janë me 5% TVSH dhe 10% TVSH.
“Kompensimet lejohen të jenë jo më të larta se 10% të qarkullimit të realizuar në vitin rrjedhës, për:
-vendosje të rafteve në vendin e shitjes të blerësit,
– reklamimi i produkteve bujqësore dhe ushqimore,
– marketing të produkteve bujqësore dhe ushqimore,
– angazhim të personelit për pajisjen e hapësirave të blerësit në të cilat bëhet shitja e produkteve bujqësore dhe ushqimore
– rabat (përcaktim kombëtar)
Dua të theksoj se ky ligj nuk rregullon marzhin tregtar, por ndalon kostot shtesë (kompensimet) që furnizuesit kanë qenë të detyruar t’i paguajnë në mënyrë që produktet e tyre të shiten nga blerësit. Me zbatimin e këtij ligj, ne presim rezultate në afat të gjatë dhe ulje të çmimeve të këtyre produkteve në listën deri në së paku 10%.
Ndërkohë, për të mbrojtur qytetarët nga goditjet e çmimeve derisa të ndjehen rezultatet e para të Ligjit për praktikat e padrejta tregtare, miratuam vendimin për kufizimin e marzhit në 10% në tregtinë me shumicë dhe tregtinë me pakicë të 73 produkteve themelore ushqimore. Vendimi është duke u zbatuar, respektivisht, sipas analizave të para të Ministrisë së Ekonomisë, çmimet e këtyre produkteve ulen mesatarisht nga 5-10%.
#KalojmNëVeprim”, ka shkruar Durmishi.