Lefkov: LSDM si pushtet i ka shfrytëzuar institucionet për “thithje” të parave
LSDM si pushtet i kanë shfrytëzuar institucionet për “thithje” parash përmes tenderëve, kompani të afërta me LSDM-në, kanë qarkulluar miliona euro para të popullit nga EMV përmes TEC Manastr, akuzoi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov. “Revizioni shtetërorë gjatë revizionit të buxhetit të vitit 2021, që është bërë në vitin 2023, te pjesa e procedurave për […]
LSDM si pushtet i kanë shfrytëzuar institucionet për “thithje” parash përmes tenderëve, kompani të afërta me LSDM-në, kanë qarkulluar miliona euro para të popullit nga EMV përmes TEC Manastr, akuzoi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov.
“Revizioni shtetërorë gjatë revizionit të buxhetit të vitit 2021, që është bërë në vitin 2023, te pjesa e procedurave për furnizime publike ka konfirmuar parregullsi në mënyrën e planifikimit, zbatimit dhe realizimit dhe për këtë shkak për një pjesë të tyre janë filluar procedura para organeve kompetente. Gjykata dhe prokuroria me 2% besim është e dukshme dhe është e kontestueshme dhe nuk e sheh atë që gjithë opinioni e sheh”, tha Mile Lefkov nga VMRO-DPMNE.