Durmishi: Po nisim një proces të ri të rimëkëmbjes ekonomike
Kandidati i propozuar nga VLEN për Ministër të Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi sot ka prezantuar prioritetet e udhëheqjes së këtij dikasteri në mandatin katër vjeçar të qeverisë VMRO-VLEN. Durmishi theksoi se koalicioni VLEN ka programin e saj të qartë për zhvillim ekonomik, program ky i cili është inkorporuar edhe në programin e Qeverisë së […]
Kandidati i propozuar nga VLEN për Ministër të Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi sot ka prezantuar prioritetet e udhëheqjes së këtij dikasteri në mandatin katër vjeçar të qeverisë VMRO-VLEN.
Durmishi theksoi se koalicioni VLEN ka programin e saj të qartë për zhvillim ekonomik, program ky i cili është inkorporuar edhe në programin e Qeverisë së re.
Ai tha se me qeverinë e re po fillojmë një proces të ri të zhvillimit dhe rimëkëmbjes ekonomike.
“Nga sot po e lëmë pas epokën e shkatërrimit ekonomik, epokën e zhvatjes ekonomike, epokën e monopolit ekonomik dhe atë të oligarkisë, për të nisur një proces të ri të zhvillimit ekonomik dhe të rimëkëmbjes ekonomike.” – deklaroi Durmishi.