Në dy javët e fundit, çmimet e mallrave në Maqedoninë e Veriut kanë treguar lëvizje të përziera
Në dy javët e fundit, çmimet e mallrave kanë treguar lëvizje të përziera – disa kategori janë stabilizuar, ndërsa të tjerat kanë regjistruar rritje ose rënie të konsiderueshme, thuhet në analizën e çmimeve për 25.04.2025 kundrejt 02.05.2025 të Cenometar.mk. Ndryshimi mesatar varion në ±3.5% sipas kategorisë, transmeton Portalb.mk. Ndryshimet më të mëdha: Fileto viçi (rritje […]


Në dy javët e fundit, çmimet e mallrave kanë treguar lëvizje të përziera – disa kategori janë stabilizuar, ndërsa të tjerat kanë regjistruar rritje ose rënie të konsiderueshme, thuhet në analizën e çmimeve për 25.04.2025 kundrejt 02.05.2025 të Cenometar.mk. Ndryshimi mesatar varion në ±3.5% sipas kategorisë, transmeton Portalb.mk.
Ndryshimet më të mëdha:
Fileto viçi (rritje deri në +19% në tregje të caktuara), Portokall 1 kg (-53% në tregje të caktuara), Djathë i përzier (+14% në tregje të caktuara).
Portokalli: rënie 69 denar në e 32 debar në KAM. Limoni: Ulje me10% (KAM, Stokomak).
Perime: Kastravec: Rënie prej 79 denar në 46 denar (KAM), Domate: Rritje prej 89 denar në ditën e 115 denar (Stokomak)
Produktet e qumështit: Djathë i qumështit të deles: +10.6%, Kos: Ulje me 9.7%,
Mish dhe produkte mishi: Mish viçi: Rritje e fortë, Biftek pule: Prej 262 denar në 226 denar.
Amvisëri dhe detergjentë: Pluhur larës: +60% në markete të caktuara, Detergjent i lëngshëm: Rënie prej 165 denar në 100 denar të markete të caktuara
Markete me çmime të pa përdirësuara
Marketet Kipper nuk përfshihen në krahasime për shkak të mungesës së aftësisë teknike për nxjerrjen e të dhënave.
Marketet e përgjithshme sipas kategorisë krahasuar për një javë:
1. Fruta
Banane: ▼1.1%
Limon: ▼10.5%
Portokalli: ▼53.6%
Mollë: ▲26.0%
2. Perime
Domate: ▲4.2%
Kastravec: ▼41.8%
Lakër: ▲26.9%
Patate: ▼14.0%
3. Produktet e qumështit
Qumësht: 0.0%
Kos: ▼9.7%
Djathë deleje: ▲10.6%
Djathë i përzier: ▲6.1%
4. Mish
Mish viçi: ▲61.1%
Biftek pule: ▼13.7%
Mish i bluar: 0.0%
5. Amvisëri
Pluhur larës: ▲19.2%
Detergjent i lëngshëm: ▼19.4%
Letër higjienike: ▼12.2%
6. Ushqime bazë:
Miell: ▲5.7%
Sheqeri: ▲4.6%
Oriz: ▼8.8%
Kujtojmë se më 30 prill përfundoi masa qeveritare për të kufizuar marzhet e fitimit bruto për mbi 1,000 produkte ushqimore dhe jo-ushqimore në tregtinë me pakicë dhe shumicë. Vendimi i qeverisë për të kufizuar marzhet u mor në shkurt të këtij viti.