Dy raste të reja me kollë të keqe në RMV, të infektuar janë një foshnjë pesë muajshe dhe një fëmijë katër vjeç

Nga data 10 deri më 16 janar janë regjistruar dy raste të reja me kollë të mirë në vend. Të infektuar janë një foshnjë pesëmuajshe dhe një fëmijë katër vjeç, të dy nga Shkupi, transmeton Portalb.mk. Foshnja ishte e pavaksinuar, ndërsa fëmija ishte plotësisht i vaksinuar. Instituti i Shëndetit Publik bëri të ditur se të […]

Jan 17, 2025 - 20:00
 0  3
Dy raste të reja me kollë të keqe në RMV, të infektuar janë një foshnjë pesë muajshe dhe një fëmijë katër vjeç
Vaksinë, vaksinim. Foto:  CDC/Unsplash

Nga data 10 deri më 16 janar janë regjistruar dy raste të reja me kollë të mirë në vend. Të infektuar janë një foshnjë pesëmuajshe dhe një fëmijë katër vjeç, të dy nga Shkupi, transmeton Portalb.mk.

Foshnja ishte e pavaksinuar, ndërsa fëmija ishte plotësisht i vaksinuar. Instituti i Shëndetit Publik bëri të ditur se të dy fëmijët janë trajtuar në mënyrë ambulatore.

Asnjë rast i kollës së keqe nuk është raportuar në periudhën paraprake shtatëditore.

Nga viti 2024 e deri më tani, përfshirë 16 janarin, në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 1.176 persona të prekur nga kolla e keqe, me një incidencë prej 64/100.000 banorë. Nga data 18 janar 2024 deri dje në territorin e vendit janë dhënë gjithsej 94.822 doza të vaksinës kundër kollës së keqe.