Stoilkoviq ndryshoi mendje për Kosovën: Do e përmirësojmë kumtesën, por personalisht do e quaj “Kosova dhe Metohija”

Zëvendëskryeministri dhe ministri për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive në Maqedoninë e Veriut, Ivan Stoilkoviq është deklaruar rreth kumtesës së publikuar në ueb-faqen e ministrisë, ku ai Republikës së Kosovës i qaset me gjuhën e Serbisë, si “Kosova dhe Metohija” edhe pse Maqedonia e Veriut e njeh Kosovën që nga tetori i vitit 2008, raporton Portalb.mk. Zëvendëskryeministri […]

Jan 17, 2025 - 20:00
 0  3
Stoilkoviq ndryshoi mendje për Kosovën: Do e përmirësojmë kumtesën, por personalisht do e quaj “Kosova dhe Metohija”
Ivan Stoilkoviq, Ministër i Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive në RMV/ Foto nga fejsbuku i tij

Zëvendëskryeministri dhe ministri për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive në Maqedoninë e Veriut, Ivan Stoilkoviq është deklaruar rreth kumtesës së publikuar në ueb-faqen e ministrisë, ku ai Republikës së Kosovës i qaset me gjuhën e Serbisë, si “Kosova dhe Metohija” edhe pse Maqedonia e Veriut e njeh Kosovën që nga tetori i vitit 2008, raporton Portalb.mk.

Zëvendëskryeministri Stoilkoviq ka thënë se teksti është marrë nga faqja e tij personale në Facebook.

Po, shërbimi që i udhëheqë ato aktivitete në ministri, e ka marrë atë tekst nga Facebooku dhe ai tekst do të rregullohet në mënyrën më të mirë të mundshme në periudhën në vijim”, ka deklaruar për TV21 Stoilkoviq.

Në pyetjen gazetareske se si do ta quaj tash e tutje Republikën e Kosovës, Stoilkoviq deklaroi:

Ajo që dua të ju shpjegoj është se asnjëherë nuk do të lëvizim nga qëndrimi se për ne ajo gjithmonë do të jetë “Kosovo dhe Metohija”, me rezolutën e Këshillit të Sigurisë të OKB-së. Megjithatë, si zëvendëskryeministër dhe ministër për marrëdhëniet mes bashkësive, do t’i respektoj obligimet ligjore dhe respektoj vendimin e qeverisë maqedonase të sjellë në lidhje me këtë çështje”.

Ditë më parë, për Portalb.mk, nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut thanë se gjithë përfaqësuesit e institucioneve të vendit duhet të respektojnë Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

“Republikën e Kosovës e kemi njohur në vitin 2008 dhe si shtet kemi lidhur një sërë marrëveshjesh bilaterale. Si Qeveri, informojmë se të gjithë duhet të respektojnë vendimet dhe të veprojnë në përputhje me vendimet, Kushtetutën dhe ligjet në fuqi të vendit”, thanë nga zyra e zëdhënësit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për Portalb.mk.

Kujtojmë se, në një kumtesë lidhur me kampin sportiv “Serbia po ju thërret” në Beograd ku morën pjesë rreth 50 fëmijë nga RMV-ja, të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive në Maqedoninë e Veriut, Republika e Kosovës prezantohet me emrin me të cilin i qaset shteti i Serbisë, “Kosova dhe Metohija”.

Deklarata e Stoilkoviqit nxiti debat brenda partive politike shqiptare në Republikën e Maqedonisë, por e njëjta nuk arriti deri në vesh të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Nga aty nuk pati asnjë reagim zyrtar edhe pas pyetjeve të Portalb.mk, në adresë të zyrës së kryeministrit kosovar, Albin Kurti dhe Ambasadës së Kosovës në Shkup.