Përmes një videoje, kryetari Përparim Rama shpalos projektet dhe vizionin për mandatin e dytë
Kryetari aktual i Prishtinës dhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për një mandat të dytë, Përparim Rama, ka prezantuar përmes një videoje projektet e realizuara gjatë udhëheqjes së tij dhe vizionin për kryeqytetin në të ardhmen. Në video, Rama rikujton iniciativat kryesore të mandatit të parë, duke theksuar projektin e “Smart City”, i cili […]


Kryetari aktual i Prishtinës dhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për një mandat të dytë, Përparim Rama, ka prezantuar përmes një videoje projektet e realizuara gjatë udhëheqjes së tij dhe vizionin për kryeqytetin në të ardhmen.
Në video, Rama rikujton iniciativat kryesore të mandatit të parë, duke theksuar projektin e “Smart City”, i cili sipas tij ka vendosur bazat për një Prishtinë moderne dhe funksionale.
Një ndër projektet që ai vuri në pah ishte edhe pajisja e shkollave me televizione të mençur, si dhe futja e kurrikulave digjitale, të cilat kanë sjellë inovacion dhe lehtësi në procesin mësimor.
Krahas investimeve në arsim, Rama përmendi edhe projektet infrastrukturore, si përfundimi i rrugës “Jim Xhema” dhe shumë të tjera që sipas tij kanë ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Ai ka nënvizuar se vizioni i tij për mandatin e ardhshëm lidhet ngushtë me zhvillimin e qëndrueshëm, urbanizimin e mençur dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në kryeqytet, për më shumë ndiqeni videon.
