E goditi me çekiç derisa ishte duke fjetur, një grua në Kavadar tentoi të vriste nënën e saj

Prokuroria themelore publike në Kavadar ngriti aktakuzë kundër një gruaje e cila tentoi t’i merrte jetën nënës së saj, me të cilën jetonte në shtëpi të përbashkët, transmeton Portalb.mk. Sipas aktakuzës, ngjarja ka ndodhur më 10 shtator të këtij viti, në shtëpinë familjare në Kavadar. “Përderisa viktima ishte duke fjetur, e akuzuara e ka goditur […]

dhjetor 5, 2024 - 15:00
 0  5
E goditi me çekiç derisa ishte duke fjetur, një grua në Kavadar tentoi të vriste nënën e saj
Policia e RMV-së, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Prokuroria themelore publike në Kavadar ngriti aktakuzë kundër një gruaje e cila tentoi t’i merrte jetën nënës së saj, me të cilën jetonte në shtëpi të përbashkët, transmeton Portalb.mk.

Sipas aktakuzës, ngjarja ka ndodhur më 10 shtator të këtij viti, në shtëpinë familjare në Kavadar.

“Përderisa viktima ishte duke fjetur, e akuzuara e ka goditur disa herë me çekiç në kokë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Pas kësaj, ajo e ka hedhur çekiçin në oborrin e shtëpisë dhe nuk e ka përfunduar veprën”, thuhet në njoftimin e PTHP Kavadari.

Nga aty bëjnë me dije se ekspertët kanë konstatuar se tentativën për vrasje e ka kryer në kusht çrregullimit mendor, si dhe përdorimi i kombinuar i drogave dhe substancave psikoaktive.

Prokurori publik nga Gjykata e Kavadarit ka paraqitur propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit për të akuzuarën.