Marta Kos: Do të bëj gjithçka që mundem që çështjet dypalëshe të mos mbeten pengesë e vazhdueshme për në BE

Komisionerja e re për zgjerim e BE-së Marta Kos tha në konferencën e organizuar nga “Miqtë e Evropës” në Bruksel se do të bëjë gjithçka që është e mundur që çështjet dypalëshe të mos bëhen pengesë e përhershme në rrugën drejt BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, transmeton Portalb.mk. “Jetojmë në një moment historik. Për […]

dhjetor 5, 2024 - 15:00
 0  5
Marta Kos: Do të bëj gjithçka që mundem që çështjet dypalëshe të mos mbeten pengesë e vazhdueshme për në BE
Marta Kos. Foto nga Portalb.mk

Komisionerja e re për zgjerim e BE-së Marta Kos tha në konferencën e organizuar nga “Miqtë e Evropës” në Bruksel se do të bëjë gjithçka që është e mundur që çështjet dypalëshe të mos bëhen pengesë e përhershme në rrugën drejt BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, transmeton Portalb.mk.

“Jetojmë në një moment historik. Për herë të parë ka një perspektivë realiste të pranimit të një ose më shumë vendeve në BE gjatë mandatit tim”, tha Kos.

Ajo iu rikthye luftërave në ish-Jugosllavi, duke theksuar se ëndrra e saj tani është që të gjitha vendet e rajonit të integrohen në BE dhe të shohë se si zhduken kufijtë dhe tensionet dypalëshe të së kaluarës.

“Do të bëj gjithçka që mundem që çështjet dypalëshe të mos bëhen pengesë e përhershme në rrugën drejt kësaj të ardhmeje të përbashkët”, tha Marta Kos.

Ajo theksoi se gjatë takimeve me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dy ditët e kaluara u tha se mund të llogarisin tek ajo si anëtare e ekipeve që do të punojnë për afrimin e tyre në BE.

Kos theksoi se nuk është vetëm çështja se kur do të pranojë BE-ja anëtarë të rinj, por edhe çfarë mund të bëjnë kandidatët për anëtarësim për një Evropë më të fortë dhe më të sigurt, duke theksuar se procesi i zgjerimit do të mbetet i bazuar në merita dhe arritje, para së gjithash në lidhje me sundimi i ligjit.

“Por nëse kandidatët për anëtarësim arrijnë, atëherë dëshiroj që ata të shpërblehen për këtë”, shtoi Kos, duke theksuar se Komisioni i ri Evropian është Komisioni i Zgjerimit.

Sipas saj, në Bruksel ka unitet kur bëhet fjalë për ndërtimin e një Evrope më të madhe dhe më të fortë, por është e nevojshme që një unitet dhe pjesëmarrje e tillë të tregohet nga vendet kandidate për anëtarësim, gjë që kërkon bashkëpunim mes pushtetit, opozitës, sektori civil dhe të gjitha segmentet e shoqërisë.

“Do të kërkohet shumë punë teknike që do të duhet ta bëjmë së bashku, por dua t’ju siguroj se zgjerimi nuk është proces teknik”, tha Kos, duke shtuar se gjithçka që bëhet në procesin e zgjerimit është në interes të popullit dhe për ribashkimin e Evropës.

Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit të Komisionit Evropian (DG NEAR), Gert Jan Köppmann, nga ana tjetër, vlerësoi se kur bëhet fjalë për procesin e zgjerimit të BE-së, “fryma e vitit 2004″ po kthehet, kur Unioni mirëpriti 10 anëtarë të rinj, proces që u bë i njohur si “zgjerimi i madh”, sipas tij, në kushte të tilla dhe me Komisionin e ri Evropian, viti i ardhshëm do t’i kushtohet në masë të madhe zgjerimit.

“Miqtë e Evropës” është një organizatë think-tank me bazë në Bruksel për analiza dhe debate mbi politikat e Bashkimit Evropian.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut duhet t’i bëjë ndryshimet kushtetuese për të ecur përpara në rrugën eurointegruese.

Ato nënkuptojnë shtimin e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutë.

Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, pas miratimit të propozimit francez të cilin Maqedonia e Veriut e miratoi më 16 korrik 2022.

Propozimi atë kohë u votua në parlament pa pjesëmarrjen e opozitës së atëhershme e cila tani është në pushtet.

Ndryshimi i Kushtetutës kërkon shumicë prej dy të tretash.

Negociatat me BE-në nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese.