E mashtruan plakën duke i thënë: “Djali juaj shkeli 8-vjeçarin”

Gruaja 88-vjeçare nga Manastiri viktimë e një mashtrimi të fshehtë. Policia në Manastir ka zbuluar e zgjidhur një mashtrim, në të cilin një grua 88-vjeçare nga Manastiri, ishte viktimë e një gënjeshtre telefonike të tipit “djali juaj pati një aksident me makinë”, përcjell gazeta Lajm. Ngjarja ndodhi më 25 gusht të këtij viti, kur dy […]

Nëntor 11, 2025 - 12:30
 0
E mashtruan plakën duke i thënë: “Djali juaj shkeli 8-vjeçarin”

Gruaja 88-vjeçare nga Manastiri viktimë e një mashtrimi të fshehtë.

Policia në Manastir ka zbuluar e zgjidhur një mashtrim, në të cilin një grua 88-vjeçare nga Manastiri, ishte viktimë e një gënjeshtre telefonike të tipit “djali juaj pati një aksident me makinë”, përcjell gazeta Lajm.

Ngjarja ndodhi më 25 gusht të këtij viti, kur dy mashtrues – njëri 54-vjeçar nga Prilepi dhe tjetri 31-vjeçar nga Krusheva – e telefonuan gruan duke iu prezantuar si zyrtarë. Me një ton shqetësues, ata i thanë asaj se djali i saj dyshohet se kishte shkelur një fëmijë tetëvjeçar, se ai dhe gruaja e tij ishin plagosur dhe se mund ta shpëtonin nga burgu, vetëm nëse ajo u jepte para “për të zgjidhur çështjen”.

Gruaja e tmerruar, duke besuar se po shpëtonte vërtet të gjithë të dashurit e saj, iu dha mashtruesve 72.500 denarë. Pas kësaj tad y mashtruesit me vrap u zhdukën.

Pasi e kuptoi se ishte mashtruar, gruaja e denoncoi rastin në polici. Në një veprim efikas të hetuesve të vendit të ngjarjes në Manastir dhe Shkup, u gjetën dhe u arrestuan të dyshuarit S.G. (54) nga Prilepi dhe S.I. (31) nga Krusheva. Kundër tyre u ngritën kallëzime penale për mashtrim.