Hill: Nuk besoj dhe as s’kam dëgjuar që Thaçi të ketë urdhëruar aktivitete të paligjshme

Diplomati i pensionuar amerikan, Christopher Hill po e vazhdon dëshminë e tij në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale, me seli në Hagë. Edhe sot, sikurse dje, avokati i Thaçit, Lluka Mishetiq është duke e marrë në pyetje diplomatin Hill. I pyetur se pse ka vendosur të marrë pjesë në këtë

Nëntor 11, 2025 - 12:00
 0
Hill: Nuk besoj dhe as s’kam dëgjuar që Thaçi të ketë urdhëruar aktivitete të paligjshme
Hill: Nuk besoj dhe as s’kam dëgjuar që Thaçi të ketë urdhëruar aktivitete të paligjshme

Hill: Nuk besoj dhe as s’kam dëgjuar që Thaçi të ketë urdhëruar aktivitete të paligjshme

Diplomati i pensionuar amerikan, Christopher Hill po e vazhdon dëshminë e tij në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale, me seli në Hagë.

Edhe sot, sikurse dje, avokati i Thaçit, Lluka Mishetiq është duke e marrë në pyetje diplomatin Hill. I pyetur se pse ka vendosur të marrë pjesë në këtë proces gjyqësor, Hill ka thënë se nuk ka arsye për të besuar se Thaçi është përfshirë në aktivitete për të cilat akuzohet.

“Nuk kam arsye të besoj, dhe as nuk kam dëgjuar në atë kohë që ai të ketë urdhëruar aktivitete të paligjshme, dhe siç e kuptoj unë, ai është mbajtur i burgosur për një kohë të caktuar lidhur me këto çështje. Pra ndjeva, kur mu kërkua kjo gjë, pasi njerëzit më kontaktuan mua, që duhet të thosha atë që dija në lidhje me situatën”.

Hill ka qenë i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Hill ka thënë ditën e parë të dëshmisë se Thaçi nuk e drejtonte UÇK-në dhe që ajo nuk kishte strukturë me organizim hierarkik./REL/