Murati i jep merita LVV-së që Kosova shquhet për zgjedhje të lira

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati meritat se Kosova shquhet për zgjedhje të cila e pa probleme të theksuar, po ia mvesh Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje me komisionerët dhe vëzhguesit e saj, ndër vite ka mbrojtur integritetin e zgjedhjeve, qoftë siç thotë ai edhe me trupat e tyre. “Tash e sa vite

Nëntor 11, 2025 - 12:00
 0
Murati i jep merita LVV-së që Kosova shquhet për zgjedhje të lira
Murati i jep merita LVV-së që Kosova shquhet për zgjedhje të lira

Murati i jep merita LVV-së që Kosova shquhet për zgjedhje të lira

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati meritat se Kosova shquhet për zgjedhje të cila e pa probleme të theksuar, po ia mvesh Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje me komisionerët dhe vëzhguesit e saj, ndër vite ka mbrojtur integritetin e zgjedhjeve, qoftë siç thotë ai edhe me trupat e tyre.

“Tash e sa vite Kosova shquhet për zgjedhje të lira që zhvillohen pa probleme të theksuara, dhe për këtë merr edhe lëvdata nga ndërkombëtarët. Një meritë e madhe për këtë i shkon pikërisht Lëvizjes Vetëvendosje! me komisionerët dhe vëzhguesit e saj, të cilët ndër vite kanë mbrojtur votën dhe integritetin e zgjedhjeve qoftë edhe me trupat e tyre.  Këtë meritë tashmë na e kanë pranuar publikisht edhe kundërshtarët tanë politikë”, ka shkruar Murati.

Ai hedh akuza se para se Vetëvendosja të futej në garë zgjedhore, Kosova përballej me vjedhje industriale të votave.

“Para se Vetëvendosje të futej në garë zgjedhore, zgjedhjet në Kosovë karakterizoheshin jo rrallë me vjedhje industriale të votave, e me vendvotime ku dalja ishte sa 120% e numrit të mundshëm të votuesve. Kjo ndodhte kryesisht në zona që njiheshin si bastione të PDK-së.  Prandaj kur pikërisht PDK-ja tash bërtet “kapeni hajnin”, kjo akuzë në fakt është rrëfim për mëkatin e tyre njësoj sikurse mëkatari që rrëfehet për mëkatet që ka bërë”, ka shkruar mes tjerash Murati.

Më tej ai thotë se PDK do të hyjë në histori që sipas tij nxori simpatizantët e saj ëpr të festuar humbjen.

“Partia që do të hyjë në histori se i nxorri simpatizuesit e saj në shesh për të festuar humbjen, jo një herë por dy herë brenda një muaji, tash po kërkon shfajësim për dështimin. Turp!”, përfundon shkrimin Murati.