E përlotur, Jonida Vokshi rrëfen humbjen e babait: Pati sëmundje të rëndë, ja mori mendjen dhe kujtimet
Në një intervistë emocionuese në emisionin “Sol,” aktorja dhe moderatorja e njohur e Big Brother VIP Kosova, Jonida Vokshi, hapi zemrën për herë të parë, duke ndarë historinë prekëse të humbjes së babait të saj. Jonida rrëfeu sfidën e madhe të përballjes me sëmundjen e babait, i cili vuajti nga demenca për pesë vjet, përpara […]
Në një intervistë emocionuese në emisionin “Sol,” aktorja dhe moderatorja e njohur e Big Brother VIP Kosova, Jonida Vokshi, hapi zemrën për herë të parë, duke ndarë historinë prekëse të humbjes së babait të saj.
Jonida rrëfeu sfidën e madhe të përballjes me sëmundjen e babait, i cili vuajti nga demenca për pesë vjet, përpara se të ndahej nga jeta në fund të tetorit të këtij viti.
“Babi prej katër apo pesë vitesh filloi të kishte problemet e para me harresën”, tha Jonida.
“Ishte harresa e objekteve, gjërave që linte nëpër shtëpi, histori të përsëritura më shumë se njëherë. Por fatkeqësia ishte që ajo nuk ishte thjesht një harresë momentale, por ishin fazat e para të demencës”.
Jonida tregoi për sfidat dhe ngarkesën emocionale që kjo sëmundje shkaktoi për të dhe familjen e saj.
“Është sëmundja më e rëndë dhe më e vështirë për t’u përballuar, sepse është ajo që të merr mendjen. Të merr kujtimet, dhe njeriu yt më i dashur fillon dhe transformohet para syve tu”, rrëfeu ajo me emocione.
“Ti nuk e di kurrë si të sillesh, çfarë ndien, çfarë mendon, dhe kjo e bën të gjithë situatën shumë të vështirë”.
Për Jonidën dhe familjen e saj, kjo periudhë e vështirë ishte e gjatë dhe sfiduese, por ata mbetën të përkushtuar ndaj dashurisë dhe kujdesit për të.
“Pavarësisht vështirësive dhe përparimit të sëmundjes, babai im kurrë nuk e humbi aftësinë për të treguar dashuri. Dashuria e tij kundrejt meje, mamit, Besnikut dhe, mbi të gjitha, ndaj fëmijëve ishte e pranishme deri në fund”, tregoi ajo.
Gjatë intervistës, Jonida ndau një mesazh të ndjerë për të gjithë ata që përballen me sëmundje të ngjashme në familje, duke theksuar rëndësinë e durimit, dashurisë dhe kujdesit ndaj të sëmurëve.
Humbja e babait të saj u bë publike nga vetë Jonida përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, ku ajo ndau dhimbjen dhe respektin për figurën e tij të paharrueshme.