“Po flirton me Erdoganin dhe Ramën”, Mitsotakis përjashton nga partia Demokracia e Re ish-kryeministrin Samaras pas kritikave të tij
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka përjashtuar nga partia Demokracia e Re, ish kryeministrin konservator Antonis Samaras. Ky veprim i tij vjen pas një interviste të ish liderit të kësaj partie në gazetën To Vima të së dielës, ku ai ka kritikuar përsëri shumë ashpër kryeministrin Mitsotakis dhe ministrin e Jashtëm Gerapetritis. Kritikat e ish-kryeministrit, Samaras, […] The post “Po flirton me Erdoganin dhe Ramën”, Mitsotakis përjashton nga partia Demokracia e Re ish-kryeministrin Samaras pas kritikave të tij appeared first on InfoShqip.com.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka përjashtuar nga partia Demokracia e Re, ish kryeministrin konservator Antonis Samaras.
Ky veprim i tij vjen pas një interviste të ish liderit të kësaj partie në gazetën To Vima të së dielës, ku ai ka kritikuar përsëri shumë ashpër kryeministrin Mitsotakis dhe ministrin e Jashtëm Gerapetritis.
Kritikat e ish-kryeministrit, Samaras, adresohen ndaj politikës që po ndjek qeveria Mitsotakis -sidomos politikës së jashtme- ndaj dhe bën thirrje indirekte, por të qartë për dorëheqjen e ministrit të Jashtëm Georgos Gerapetritis.
Në intervistën e tij, duke ju referuar një diskutimi të shkurtër mes liderëve të Shqipërisë, Turqisë, Greqisë dhe Qipros ,para fillimit të punimeve të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest, ai shprehet tekstualisht se “Zoti Mitsotakis si dhe presidenti qipriot, z. Christodoulidis po flirtonin me Erdoganin dhe Ramën”.
Disa orë pas përjashtimit Samaras me një deklaratë për shtyp ka thënë se «Arroganca dhe mungesa e dukshme e qetësisë shpjegojnë lëvizjen e Ζ. Mitsotakis. I shkëputur nga baza, ai drejton një parti që i ngjan pak Demokracisë së Re, si në marrëdhëniet me Turqinë, në problemet e qytetarëve me shtrenjtësinë e vazhdueshme, tek woke axhenda , që ndërsa vetë e solli në Greqi, pas zgjedhjes së z.Trump ,po fillon ta luftojë. Gjyqtar i të gjithëve ne do të jetë populli dhe historia».
Është hera e dytë brenda disa muajve që Antonis Samaras ka kritikuar ashpër kryeministrin Mitsotakis. Madje edhe herën e parë kritikat erdhën vërtet pas rezultatit më të dobët që morrën konservatorët në dhjetë vitet e fundit,në zgjedhjet për PE, por përsëri kishin si objekt politikën e Jashtme për marrëdheniet me Turqinë dhe Shqipërinë, pas vizitës së parë të kryeministrit Rama në Athinë. Ndërsa ka shigjetuar edhe miratimin e ligjit për martesën e personave të të njëtit seks , politikat sociale, ekonominë dhe shtrenjtësinë.
Gjithashtu është hera e dytë në 3 dekadat e fundit që Antonis Samaras përjashtohet nga Demokracia e Re. Herën e parë ai është larguar nga konservatorët pasi nuk ka rënë dakord me babain e kryeministrit të sotëm Konstantinos Mitsotakis në vitin 1993 për emrin e Maqedonisës së Veriut , kur ka dhënë dorëheqjen si ministër i Jashtëm dhe ka shkaktuar zgjedhje të parakohshme që kanë risjellë përsëri në pushtet socialistët e Andrea Papadnreut.
Vlerësohet se përjashtimi i tij i ri nga Demokracia e Re, mund të sjellë turbulenca të reja jo vetëm në gjirin e konservatorëve, por edhe në skenën politike të vendit.
The post “Po flirton me Erdoganin dhe Ramën”, Mitsotakis përjashton nga partia Demokracia e Re ish-kryeministrin Samaras pas kritikave të tij appeared first on InfoShqip.com.