Egzon Pacolli tregon në detaje se si e zbuloi skandalin me subvencione të deputetes Fitore Pacolli

Egzon Pacolli, sekretar i Forumit Rinor të LDK-së në emisionin “Paradoks” me Vehbi Kajtazin ka treguar se si e ka zbuluar skandalin me subvencione të deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli. Gjatë javës së kaluar, Egzon Pacolli publikoi një video në të cilën tregoi se vëllai i Fitore Pacollit, Blerimi kishte marrë grant prej 100 mijë

Nëntor 22, 2024 - 00:00
 0  6
Egzon Pacolli tregon në detaje se si e zbuloi skandalin me subvencione të deputetes Fitore Pacolli
egzon-pacolli-tregon-ne-detaje-se-si-e-zbuloi-skandalin-me-subvencione-te-deputetes-fitore-pacolli

egzon-pacolli-tregon-ne-detaje-se-si-e-zbuloi-skandalin-me-subvencione-te-deputetes-fitore-pacolli

Egzon Pacolli, sekretar i Forumit Rinor të LDK-së në emisionin “Paradoks” me Vehbi Kajtazin ka treguar se si e ka zbuluar skandalin me subvencione të deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli.

Gjatë javës së kaluar, Egzon Pacolli publikoi një video në të cilën tregoi se vëllai i Fitore Pacollit, Blerimi kishte marrë grant prej 100 mijë eurove nga ministria e Bujqësisë, që drejtohet nga Faton Peci.

Ky grant ishte dhenë vetëm katër ditë pasi Pacolli kishte hapur biznesin.

Egzon Pacolli ka thënë se këtë e ka mësuar në terren gjatë bashkëbisedimeve me njerëzit, të cilët i ishin ankuar se vëllai i deputetes së Vetëvendosjes kishte marrë grantin prej 100 mijë eurove.

“Një kërkesë e kemi pasur prej akterëve kryesorë të partisë që si forum rinor gjithçka që të zbulojmë ta kemi të verifikuara dhe të sakta. Për videon e fundit nuk e ka ditë kurrkush në parti. E kam bërë videon, e kam hyrë te lista e përfituesve, e kam parë që një prej përfituesve është edhe Blerim Pacolli. Është i regjistruar si fermer”, ka thënë Egzon Pacolli.

Ai ka thënë se e njeh Blerim Pacollin sepse janë nga i njëjti fshat, por ka shtuar se nuk janë të afërm.

“Nuk e di me çka merret. Do fshatarë më thanë se i ka pasur disa dhi, tash i ka tri lopë. Edhe gazetarët kanë shkuar dhe e kanë parë që kërkund nuk ka të ndërtuar fermë edhe pse i ka marrë paret për atë fermë.

Ai ka ofruar detaje të tjera rreth këtij skandali.

“Firma është krijuar më 12 korrik dhe granti është nënshkruar më 16 korrik. Kjo do të thotë se pa pasur ushtrim të ndikimit është e pamundur. Duhet të kqyrim tani edhe te ministrja Rozeta Hajdari se sa kohë i shkon një qytetari për ta themeluar një biznes”, ka thënë Pacolli.

“Kontratat janë nënshkruar. Janë nënshkruar edhe me vëllanë e saj. Gjendja faktike tregon se nuk është vendosur asnjë tullë. Për gjashtë muaj njerëzit ndërtojnë edhe objekte. Janë në pyetje gjashtë muaj. Ka fermerë me 90 krerë lopë që nuk e ka fituar grantin. Është fermer nga Lipjani”, treguar ai.