Einxhel tregon përse po qëndron larg televizionit: S’të le radhë njeri

Gazetarja e njohur shqiptare, Einxhel Shkira ka kohë që qëndron larg ekranit televiziv. Ajo pati një aventurë të paharruar në “Big Brother VIP Albania” dhe që prej atij momenti duket se vendosi të qëndrojë larg kamerës. Ditën e sotme ajo ka organizuar një pyetësor me ndjekësit në Instagram, ku një prej tyre i ka shkruar […]

shtator 25, 2024 - 17:00
 0  5
Einxhel tregon përse po qëndron larg televizionit: S’të le radhë njeri

Gazetarja e njohur shqiptare, Einxhel Shkira ka kohë që qëndron larg ekranit televiziv.

Ajo pati një aventurë të paharruar në “Big Brother VIP Albania” dhe që prej atij momenti duket se vendosi të qëndrojë larg kamerës.

Ditën e sotme ajo ka organizuar një pyetësor me ndjekësit në Instagram, ku një prej tyre i ka shkruar Einxhelit, duke i kërkuar të prezantojë Festivalin e Këngës në RTSH.

VIDEO/ E publikon vetë, Adrola Dushi dhe Capital T të kapur dorë për dore?
“Të lutem prezanto këtë vit Festivalin e RTSH-së”, ka qenë mesazhi që mori Einxhel.

Një kërkesë të tillë moderatorja s’e kishte marrë ndonjëherë, por arsyen përse nuk mund të ndodhë një gjë e tillë e tregon vetë ajo.

“Mirë e ke ti, bukur do ishte, por s’të le radhë njeri. Se ne jemi bërë 5 moderatorë për metër katror” shkroi Einxhel.