EKSKLUZIVE/ Zbulohet marrëveshja kornizë mes VMRO-DPMNE dhe koalicionit VLEN, ja sa ministri dhe drejtori pritet tu takojnë partive shqiptare
Pas përfundimit të zgjedhjeve dhe daljes së rezultateve që akoma nuk jane çertifikuar nga KSHZ, partia opozitare VMRO-DPMNE mori 58 deputetë dhe koalicioni i udhëhqur nga partitë opozitare shqiptare VLEN mori 13 deputetë. Mandatari për formimin e qeverisë Hristijan Mickoski tha që qeveria e ardhëshme do jetë mes partive opozitare VMRO-DPMNE dhe VLEN ku menjëherë […] The post EKSKLUZIVE/ Zbulohet marrëveshja kornizë mes VMRO-DPMNE dhe koalicionit VLEN, ja sa ministri dhe drejtori pritet tu takojnë partive shqiptare appeared first on InfoShqip.com.
Pas përfundimit të zgjedhjeve dhe daljes së rezultateve që akoma nuk jane çertifikuar nga KSHZ, partia opozitare VMRO-DPMNE mori 58 deputetë dhe koalicioni i udhëhqur nga partitë opozitare shqiptare VLEN mori 13 deputetë. Mandatari për formimin e qeverisë Hristijan Mickoski tha që qeveria e ardhëshme do jetë mes partive opozitare VMRO-DPMNE dhe VLEN ku menjëherë pas mbarimit të zgjedhjeve dhe shkoi në shtabin koalicionit VLEN në Shkup, transmeton InfoShqip.
Pas takimit të parë të kryetarit të VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski që pati me kryetarët e partive të koalicionit VLEN, Afrim Gashi, Arben Taravari, Bilal Kasami dhe Izet Mexhiti u rra dakord që takimet vijuese për bisedimet për formimin e qeverisë dhe ndarjes së resoreve do mbahen në formë të grupeve punuese.
Sot u mbajt edhe takimi i dytë mes koalicionit VLEN dhe VMRO-DPMNE ku InfoShqip meson që korniza bazë se si do ndahen resoret është si në vazhdim.
4 ministritë që do i takojnë partive shqiptare janë:
1. Ministria e Arsimit
2. Ministria e Shëndetësisë
3. Ministria e Ekologjisë
4. Ministria e Kulturës
Koalicionit gjithashtu do i takojë edhe posti i kryetarit të parlamentit dhe zv/kryeministri i parë.
Gjithashtu InfoShqip mëson se VLEN-i do mari në udhëheqje edhe rreth 300 drejtori./InfoShqip.com/
The post EKSKLUZIVE/ Zbulohet marrëveshja kornizë mes VMRO-DPMNE dhe koalicionit VLEN, ja sa ministri dhe drejtori pritet tu takojnë partive shqiptare appeared first on InfoShqip.com.