Erion Veliaj reagon sërish nga qelia: Edhe pse i burgosur pa gjyq, puna për ndërtimin e shkollave të reja në Tiranë nuk ndalet!

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish mbrëmjen e sotme nga qelia. Përmes një postimi, Veliaj shprehet se është burgosur pa gjyq dhe sipas tij kjo ndodhi për ta mbajtur larg punëve të kryeqytetit. Ai thekson se pavarësisë këtij fakti, puna në qytet nuk është ndalur dhe njofton përfundimin e shkollës së […]

shkurt 19, 2025 - 01:00
 0  6
Erion Veliaj reagon sërish nga qelia: Edhe pse i burgosur pa gjyq, puna për ndërtimin e shkollave të reja në Tiranë nuk ndalet!

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish mbrëmjen e sotme nga qelia.

Përmes një postimi, Veliaj shprehet se është burgosur pa gjyq dhe sipas tij kjo ndodhi për ta mbajtur larg punëve të kryeqytetit.

Ai thekson se pavarësisë këtij fakti, puna në qytet nuk është ndalur dhe njofton përfundimin e shkollës së re, Edith Durham.

Postimi i plotë:

 Edhe pse i burgosur pa gjyq, me një dosje të kopsitur enkas për të më mbajtur larg punëve të qytetit, puna për ndërtimin e shkollave të reja në Tiranë nuk ndalet! ????????

Shkolla e re “Edith Durham” është e 48-ta në buqetën e godinave arsimore (9-vjeçare dhe gjimnaze) që kemi ndërtuar së bashku në Tiranë, e më gëzon fakti që puna aty po vijon njësoj, me ritme të shpejta, për ta pasur gati në shtator për fëmijët. ????

Forca!