Ervin Salianji “merr pjesë” në hapjen zyrtare të fushatës së Partisë Demokratike

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji nuk mori pjesë fizikisht këtë vit në çeljen e fushatës së PD-së, për shkak se ai po vuan dënimin në burgun e Fierit. Një detajë i veçantë u vu re në podium, ku një pjesë e kandidatëve të listës së Aleancës për Shqipërinë Madhështore mbanin bluza me emrin e […]

Prill 12, 2025 - 00:00
 0  5
Ervin Salianji “merr pjesë” në hapjen zyrtare të fushatës së Partisë Demokratike

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji nuk mori pjesë fizikisht këtë vit në çeljen e fushatës së PD-së, për shkak se ai po vuan dënimin në burgun e Fierit.

Një detajë i veçantë u vu re në podium, ku një pjesë e kandidatëve të listës së Aleancës për Shqipërinë Madhështore mbanin bluza me emrin e Ervin Salianji, për t’i dhënë atij mbështetjen.

Disa orë para çeljes së fushatës, ish-deputeti demokrat, iu drejtua me një mesazh demokratëve dhe simpatizantëve të PD, duke kërkuar prej tyre që të angazhoheshin për fitoren.

Salianji po vuan dënimin prej një viti burg për akuzën e kallëzimit të rremë publik.