Prokuroria në Strugë kërkon dënim efektiv me burg për Ramiz Merkon
Prokuroria në Strugë kërkon dënim efektiv me burg për kryetarin e Komunës së Strugës Ramiz Merko, për emërimin e paligjshëm të një drejtori në Shkollën Fillore në Veleshtë tha sot Prokurori Publik, Xhemal Loga. Për të tre të pandehurit e tjerë, të cilët akuzohen për falsifikim dokumentesh, prokuroria kërkon të shpallen fajtore. Në fjalën përmbyllëse, […]

Prokuroria në Strugë kërkon dënim efektiv me burg për kryetarin e Komunës së Strugës Ramiz Merko, për emërimin e paligjshëm të një drejtori në Shkollën Fillore në Veleshtë tha sot Prokurori Publik, Xhemal Loga. Për të tre të pandehurit e tjerë, të cilët akuzohen për falsifikim dokumentesh, prokuroria kërkon të shpallen fajtore. Në fjalën përmbyllëse, Merko kërkoi që Egzona Shei të lirohej nga akuza, sepse, siç tha ai, ajo sakrifikoi veten për të ndihmuar. Avokati i Merkos, tha se vendimi i vetëm ligjor dhe objektiv është që gjykata të lirojë Merkon nga akuzat. Të njëjtën e kërkuan edhe avokatët e të pandehurve të tjerë. Aktgjykimet për shkollat fillore në Veleshtë dhe Vëllezërit Milladinovci në Strugë do të publikohen të hënën.
“Çfarë aktgjykimi kërkoni në rastin e Veleshtës dhe shkollës Vëllezërit Miladinovci, për Ramiz Merkon?Dënim efektiv me burg. Ai vazhdimisht ka kryer të njëjtën vepër penale ndaj të gjitha shkollave, megjithëse ishte i vetëdijshëm se një drejtor i përkohshëm mund të zgjidhej nga punonjësit e shkollës, dhe jo nga ata që nuk plotësonin kushtet ose disa nga jashtë, si në rastin e Vëllezërve Miladinov”, tha Xemal Lloga – Prokuror Publik. /Alsat.mk
