Ministria e Shëndetësisë: Prej sot fillon paraqitja për vaksinim falas kundër gripit sezonal

Ministria e Shëndetësisë njofton se prej sot fillon paraqitja për vaksinim falas kundër gripit sezonal për kategoritë e rrezikuara të popullsisë, të cilat mund të paraqiten duke plotësuar aplikacionin në faqen vakcinacija.mk në këtë link ose përmes mjekut amë. Me vaksinimin falas përfshihen këto kategori të rrezikuara të popullsisë: personat e moshuar mbi 65 vjeç, […]

tetor 7, 2025 - 21:00
 0
Ministria e Shëndetësisë: Prej sot fillon paraqitja për vaksinim falas kundër gripit sezonal

Ministria e Shëndetësisë njofton se prej sot fillon paraqitja për vaksinim falas kundër gripit sezonal për kategoritë e rrezikuara të popullsisë, të cilat mund të paraqiten duke plotësuar aplikacionin në faqen vakcinacija.mk në këtë link ose përmes mjekut amë.

Me vaksinimin falas përfshihen këto kategori të rrezikuara të popullsisë: personat e moshuar mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, punonjësit shëndetësorë, gratë shtatzëna, fëmijët e moshës prej 6 muaj deri në 5 vjeç, si dhe personat e vendosur në institucionet për kujdes social të të moshuarve dhe të punësuarit në këto institucione.

“Interesimi i qytetarëve për vaksinim falas kundër gripit sezonal çdo vit është gjithnjë e më i madh, gjë që tregon ndërgjegjësim të shtuar për rëndësinë e mbrojtjes nga gripi, dhe njëherit e konfirmon rëndësinë dhe nevojën për këtë masë parandaluese. I ftoj qytetarët, e sidomos personat që bëjnë pjesë në kategoritë e rrezikuara, që me kohë ta mbrojnë shëndetin e tyre. Ministria këtë vit ka siguruar numrin më të madh ndonjëherë të vaksinave kundër gripit sezonal – 80.000 doza të vaksinës katërvalente nga prodhuesi i njohur ‘Abot’ nga Holanda”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.