Falet namazi i Kurban Bajramit në Maqedoninë e Veriut
Në xhaminë e Mustafa Pashës në Shkup u mbajt manifestimi qendror në Maqedoninë e Veriut me rastin e festës së Kurban Bajramit, ku besimtarët muslimanë mbushëm hapësirat e brendshme dhe oborrin e xhamisë. Në programin e organizuar nga Bashkësisë Fetare Islame (BFI) e Maqedonisë së Veriut, para faljes së namazit të Bajramit u kënduan pjesë […] The post Falet namazi i Kurban Bajramit në Maqedoninë e Veriut appeared first on InfoShqip.com.
Në xhaminë e Mustafa Pashës në Shkup u mbajt manifestimi qendror në Maqedoninë e Veriut me rastin e festës së Kurban Bajramit, ku besimtarët muslimanë mbushëm hapësirat e brendshme dhe oborrin e xhamisë.
Në programin e organizuar nga Bashkësisë Fetare Islame (BFI) e Maqedonisë së Veriut, para faljes së namazit të Bajramit u kënduan pjesë nga Kurani, si dhe ilahi në gjuhën shqipe, turke dhe boshnjake.
Fjalimin e hutbes së Bajramit shqip, turqisht dhe maqedonisht e mbajti myftiu i Tetovës Selver Xhemaili, në emër të kreut të BFI-së, Shaqir Fetahi, i cili gjendet në Arabinë Saudite për kryerjen e Haxhit.
Në një deklaratë për mediat pas namazit të Bajramit, Xhemaili ua uroi Bajramin të gjithë muslimanëve kudoqoftë në botë.
Duke uruar pranimin e lutjeve këto ditë, Xhemaili tha: “Lus Allahun Fuqiplotë që kjo festë le të jetë pretekst që të mbizotërojë paqja, dashuria, respekti në mesin e familjeve tona dhe për të përçuar këto vlera edhe te gjithë njerëzia në përgjithësi”.
The post Falet namazi i Kurban Bajramit në Maqedoninë e Veriut appeared first on InfoShqip.com.