Sot besimtarët musliman festojnë Kurban Bajramin
Sot besimtarët musliman festojnë Kurban Bajramin. Kjo është festa e dytë më e madhe pas Fiter Bajramit. Kryetari i Bashkësisë Fetare Islamen në RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, uroi besimtarët musliman, duke na kujtuar se kjo festë simbolizon solidaritetin, sakrificën dhe ndihmën e ndërsjellë. Fetai e thënë se krahas pelegrinazhit të haxhit, […]
Sot besimtarët musliman festojnë Kurban Bajramin. Kjo është festa e dytë më e madhe pas Fiter Bajramit.
Kryetari i Bashkësisë Fetare Islamen në RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, uroi besimtarët musliman, duke na kujtuar se kjo festë simbolizon solidaritetin, sakrificën dhe ndihmën e ndërsjellë.
Fetai e thënë se krahas pelegrinazhit të haxhit, aspekt kryesor i kësaj feste është therja e kurbanëve dhe ndarja e tyre me familjarët dhe ata që kanë nevojë.
Fetai, ndër të tjera, ka bërë edhe thirrje për paqe e bashkëpunim në mes të njerëzve që pavarësisht ndasive.
Manifestimi qendror u mbajt në xhaminë e “Mustafa Pashës” në Shkup.