Famelos: Ratifikimi i memorandumeve do ta avanconte bashkëpunimin me RMV-në
“Vendi duhet ta thellojë Marrëveshjen e Prespës, sepse ajo i shërben interesave kombëtare dhe paqes”, theksoi nga Kuvendi kryetari i grupit parlamentar të SYRIZA-s Sokratis Famelos dhe theksoi se ratifikimi i tre memorandumeve do të përmirësonte bashkëpunimin me RMV-në. Ndonëse inflacioni dhe rritja e çmimeve janë kryefjala e debatit të sotëm në Kuvend e Greqisë, […]
“Vendi duhet ta thellojë Marrëveshjen e Prespës, sepse ajo i shërben interesave kombëtare dhe paqes”, theksoi nga Kuvendi kryetari i grupit parlamentar të SYRIZA-s Sokratis Famelos dhe theksoi se ratifikimi i tre memorandumeve do të përmirësonte bashkëpunimin me RMV-në.
Ndonëse inflacioni dhe rritja e çmimeve janë kryefjala e debatit të sotëm në Kuvend e Greqisë, Famelos u ndal edhe tek politika e jashtme, duke vënë theksin te Marrëveshja e Prespës dhe qëndrimi i qeverisë aktuale greke.
“Për Maqedoninë e Veriut, më lejoni t’ju them qartë se është problematike për aleatët tanë dhe partnerët ndërkombëtarë të dëgjojnë kryeministrin duke thënë: I bëj thirrje qeverisë së vendit fqinj që të zbatojë Marrëveshjen, dhe në brendësi të vendit për të njëjtët partnerë të dëgjojnë kryeministrin dhe zyrtarët që thonë se marrëveshja është negative”, theksoi Famelos.
Ai po ashtu ka theksuar se që në momentin e parë kanë dënuar “shkeljen e emrit kushtetues, verbalisht nga presidentja dhe kryeministri i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut”.
“Ne kërkojmë qartësisht respektimin e Marrëveshjes. Vendi duhet të thellojë Marrëveshjen e Prespës, pasi ajo i shërben interesave kombëtare dhe paqes. Por zgjedhja e Mitsotakis ishte të linte një hapësirë boshe që të ekzistonte irredentizmi, të kishte një koncesion dhe këtë e bëri sepse i dha karton jeshil partisë simotër të Demokracisë së Re për të prodhuar irredentizëm, pasi VMRO-DPMNE-ja është parti simotër e partisë Demokracisë së Re”, tha Famelos.
Për tre memorandumet që SYRIZA ka dorëzuar sërish në Kuvend, ai theksoi se “ratifikimi do të kishte avancuar bashkëpunimin dhe do të kishte progres në çështjet e teksteve, tabelave, emrave tregtarë”.