Familja e Agonit bën thirrje për protestë, cakton edhe ditën
Rreshteri Ibrahim Nela dhe zyrtarëve policorë Liridon Rrahmani, Artidon Konxheli, Albian Raktoceri dhe Endrit Beqiri Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan, ua caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh, si të dyshuar për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”. Vëllai i Agon Zejnullahut, ka njoftuar se do të mbahet protestë të shtunën, më 12 korrik, […]


Rreshteri Ibrahim Nela dhe zyrtarëve policorë Liridon Rrahmani, Artidon Konxheli, Albian Raktoceri dhe Endrit Beqiri Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan, ua caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh, si të dyshuar për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”.
Vëllai i Agon Zejnullahut, ka njoftuar se do të mbahet protestë të shtunën, më 12 korrik, në orën 11:00, pranë stacionit policor në Lipjan.
Në thirrjen e tij, ai u ka bërë apel qytetarëve që t’i bashkohen protestës me një kërkesë të vetme: drejtësi për Agonin.
“Ne si familjarë jemi thellësisht të tronditur nga humbja që kemi pësuar. Megjithatë, po mbledhim veten për ta kthyer këtë rast tragjik në forcë dhe kauzë mbarëkombëtare,” ka deklaruar ai.
Postimi i plotë;
Protestë: Drejtësi për Agonin
Data: 12 korrik
Dita: E shtunë
Ora: 11:00
Vendi: Pranë stacionit policor në Lipjan
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Të shtunën, më 12 korrik, në orën 11:00, protestojmë pranë stacionit policor në Lipjan me një kërkesë të vetme: Drejtësi për Agonin – vëllain tim, shokun tonë, qytetarin e kësaj republike.
Ne si familjarë jemi thellësisht të tronditur nga humbja që kemi pësuar. Megjithatë, në gjithë këtë vuajtje, po mbledhim veten për ta kthyer rastin tragjik të Agonit në forcë dhe kauzë mbarëkombëtare.
Institucionet kanë një detyrë themelore: të kujdesen minimalisht për jetën tonë – gjë që, në rastin e Agonit, nuk ndodhi.
Ju ftojmë të gjithëve t’i bashkoheni protestës. Ajo do të jetë paqësore, pa asnjë konotacion politik, dhe me një kërkesë të vetme: Drejtësi për Agonin.
Le të jetë kjo hera e fundit që një qytetar humb jetën nga dështimi i atyre që duhet ta mbrojnë.
