Fansat e Kylie Jenner u shprehën të shqetësuar, milionerja pozonte gjatë një nate me shkarkime rrufesh

Influencerja dhe miliarderja e njohur amerikane, Kylie Jenner, publikoi ditë më parë disa imazhe dhe një video ku pozonte në det të hapur në një jaht luksoz. Themeluesja e Kylie Cosmetics, shfaqi linjat e saj të përkryera si dhe barkun e sheshtë derisa pozonte në veshje verore. Ajo ndau disa foto të mrekullueshme, derisa në […]

gusht 21, 2024 - 04:00
 0  10
Fansat e Kylie Jenner u shprehën të shqetësuar, milionerja pozonte gjatë një nate me shkarkime rrufesh

Influencerja dhe miliarderja e njohur amerikane, Kylie Jenner, publikoi ditë më parë disa imazhe dhe një video ku pozonte në det të hapur në një jaht luksoz.

Themeluesja e Kylie Cosmetics, shfaqi linjat e saj të përkryera si dhe barkun e sheshtë derisa pozonte në veshje verore.

Ajo ndau disa foto të mrekullueshme, derisa në prapavijë kishte shkarkime rrufesh.

“Nëna e stuhisë”, shkroi Jenner në postimin e saj.

Megjithatë, fansat kishin një shqetësim nga veprimet e saj.

Disa ndjekës theksuan se ishte shumë e rrezikshme nga mënyra se si Jenner ishte mbështetur në një parmak metalik gjatë një stuhie.

Nëse rrufeja do të godiste metalin, miliarderja do të mund të goditej nga rryma.