ASH: “Shpifjet e VMRO-së nuk na ndalojnë, jemi në rrugën e duhur”
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar me një kumtesë ndaj asaj që e quan “pretendime absurde” të partisë VMRO-DPMNE ndaj kësaj force politike dhe liderit të saj. Në njoftimin zyrtar, ASH The post ASH: “Shpifjet e VMRO-së nuk na ndalojnë, jemi në rrugën e duhur” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar me një kumtesë ndaj asaj që e quan “pretendime absurde” të partisë VMRO-DPMNE ndaj kësaj force politike dhe liderit të saj. Në njoftimin zyrtar, ASH thekson se shpifjet e këtij lloji janë të pritshme në një periudhë kur, sipas saj, Qeveria aktuale është në ditët e saj më të vështira, transmeton Flaka
“Është e pritshme që në këto ditë të rënda të kësaj Qeverie në hall, në mungesë të plotë të argumenteve politike, të ketë shpifje të llojit më absurd”, thuhet në kumtesë.
Partia thekson se është e përqendruar në agjendën e saj politike dhe përgatitjet për zgjedhjet e tetorit, pa u përfshirë në polemika fyese:
“Ne jemi qetësisht të përqendruar në punën tonë drejt Fitores së Tetorit dhe nuk duam të rëndojmë me asnjë fyerje apo pseudo-akuzë VMRO-në, e cila ka mjaftueshëm halle aktualisht.”
ASH kujton se largimi i saj nga Qeveria ishte një vendim i vetëdijshëm dhe i pavarur, si dëshmi e integritetit të saj politik:
“Vetëm fakti që dolëm nga Qeveria me vullnetin tonë flet qartë se sa pak të korruptueshëm jemi dhe ndoshta kjo është e pakonceptueshme për disa parti që janë në pushtet.”
Në përmbyllje, Aleanca për Shqiptarët shprehet optimiste për të ardhmen e saj politike:
“Aleanca për Shqiptarët është në rrugën e duhur dhe në ditët e saj më të mira!”, përfundon kumtesa. Flaka Media
The post ASH: “Shpifjet e VMRO-së nuk na ndalojnë, jemi në rrugën e duhur” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .